Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet brifing diplomatik i Nismës rajonale për migrim, azil dhe refugjatë (MARRI) – MARRI Friends Meeting.
Është paralajmëruar fjalim i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe i drejtoreshës së MARRI, Tamara Mugosha.
Brifingu diplomatik mbahet çdo vit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të RM-së, me qëllim që të njoftohet korri diplomatik, organizatat ndërkombëtare, partnerët dhe donatorët me punën e MARRI vitin e kaluar.
MARRI është nisma e vetme rajonale për problematikën me migrimet në të cilën marrin pjesë gjashtë qeveri nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Është themeluar në kontekst të Paktit për stabilitet për EJL në 2004, MARRI është transferuar nën pronë rajonale në vitin 2008.
Burimi: MIA