1588. – Lindi Tomas Hobs, filozof anglez, përkrahës dhe sisitemtizator i empirizmit anglez klasik. Është i njohur për maksimën “Njeriu për njeriun është ujk”.
1794. – Udhëheqësit revolucionar francez, Zhorzh Zhak Dantonit, iu pre koka për tradhti. Ai u përpoq të zbuste ashpërsinë e gjykatës revolucionare, që kishte krijuar vetë dhe, nga e cila ai u dënua më në fund.
1827. – Lindi Xhozef Lister, kirurg dhe shkencëtar britanik. Ai ishte pionier i antiseptikëve, i cili revolucionarizoi kirurgjinë moderne.
1900. – Lindi aktori amerikan i filmit Spenser Trejsi, aktori i parë i cili dy vite me radhë mori Oskar për filmat “Kapiteni trim” në vitin 1973 dhe “Qyteti i djelmoshave” në vitin 1938.
1901. – Lindi Melvin Heselberg, i njohur si Melvin Dugllas, aktor amerikan i skenës dhe i ekranit. Ai është xhiruar së bashku me Greta Garbon në filmin “Ninocka”.
1902. – Njëzet persona gjetën vdekjen dhe të paktën 200 të tjerë u plagosën si rezultat i rrëzimit të një tribune në Ibroks Park të Glasgout gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare futbolli midis Skocisë dhe Anglisë.
1908. – Lindi aktorja amerikane e filmave Beti Dejvis. Ajo ka fituar çmimet “Oskar” për filmat “Rreziku” dhe “Zhezebel”, por më shumë mbahet mend për rolin e saj në filmin “Gjithçka për Evën”.
1939. – Lindi Princi Leka I, bir i mbretit Zog. Ai jetoi vetëm dy ditë në Tiranë dhe më 7 Prill, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, familja mbretërore largohet nga vendi. Në vitin 1997 pas një kalvari të gjatë jashtë atdheut familja mbretërore kthehet përfundimisht në atdhe.
1941. – Në Luftën e Dytë Botërore, forcat aleate rimorën kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba.
1955. – Kryeministri britanik Uinston Çerçil dha dorëheqje nga funksioni. Vendin e tij e trashëgoi shefi i diplomacisë britanike Entoni Idën.
1975. – Vdiq udhëheqësi ushtarak dhe politik kinez Can Kai Shi. Cani iku në Tajvan kur forcat e tij nacionaliste humbën luftën civile në Kinë kundër Mao Ce Dunit në vitin 1949.
1982. – Anjijet e para ushtarake britanike lundruan në drejtim të ishujve Folkande në Oqeanin Atlantik.
1989 – Qeveria polake legalizoi Sindikatën “Solidarnost” dhe futi masa demokratike në sistemin politik.
1998. – U përurua për publikun Ura Akashi Kaikjo në Japoni, ura më e gjatë në botë.
1999. – Dy libianët që dyshohen për bombën e vitit 1998 në Lokerbi u dorëzuan dhe u dërguan për gjykim në Holandë.
2005. – Vdiq shkrimtari amerikan Sol Bellou, fitues i Çmimit Nobel për literaturë dhe njëri ndër shkrimtarët më të theksuar amerikan të shekullit 20.
2008. – Vdiq aktori amerikan Çarls Karter, i njohur si Çarlton Heston. Filmat: “Ben Hur” (Oskar), “Julij Cezar”, “Agoni dhe ekstazë”, “El Sid” (Oskar), “Major Dendi”, “Planeti i majmunëve”, “Tërmeti”.
2012. – Në moshën 78 vjeçare vdiq presidenti i Malavisë, Bingu ua Mutarika.
2012. – Në Salcburg, në moshën 76-vjeçare, vdiq Ferdinand Aleksandar Porshe, nip i themeluesit të “Porshesë” dhe disejnues i cili e krijoi modelin klasik sportiv “911”.