1789. – Udhëheqësi i njohur ushtarak Xhorxh Uashongton dha betim dhe kështu u bë presidenti i parë i SHBA-së, shteti i ri i kontinentit amerikanoverior.
1881. – Lindi Alcide de Gasperi. Ai u bë kryeministër i Italisë në vitin 1945 dhe udhëhoqi vendin në rindërtimin e suksesshëm të pasluftës.
1897. – Vdiq kompozitori dhe pianisti gjerman Johanes Brams. Ai ka shkruar katër simfoni, koncerte për piano dhe violinë, si dhe vepra me muzikë dhome shumë të vlerësuara.
1922. – Komiteti i ri Qëndror i Rusisë emëroi Josif Stalinin, Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Komuniste.
1924. – Lindi aktori amerikan i filmave, Marlon Brando, i cili njihet për stilin e tij të aktrimit. Filmat e tij më të suksesshëm, për të cilat ka fituar edhe çmimin ‘Oscar’ janë: “On the Waterfront” dhe “Godfather”.
1930. – Lindi politikani dhe burri i shtetit gjerman, Helmut Kol. Ai u bë kancelar i Gjermanisë në vitin 1982 për një periudhë rekord prej 16 vjetësh, derisa u mund nga Gerhard Shreder në zgjedhjet e vitit 1998.
1937. – Albanologu Henri Shatz, profesor i Universitetit të Insbruck në Austri, bëri një vizitë tre ditore në malësitë e veriut të Shqipërisë e më pas botoi librin “Një udhëtim në malet e Shqipërisë së veriut”.
1948. – Presidenti amerikan, Truman, nënshkroi Planin Marshall, i cili caktoi 6 miliard dollarë ndihmë ekonomike amerikane për përtej detit.
1949. – Transjordania përfundoi një armëpushim me shtetin e ri të Izraelit.
1982. – Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi 10-1 në favor të rezolutës 502 që kërkonte tërheqjen e forcave argjentinase nga ishujt Folklend.
1991. – Vdiq në Zvicër në moshën 86 vjeçare shkrimtari britanik Gream Grin.
1991. – Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë për armëpushimin në Gji, e cila e zhvishte Irakun nga armët e shkatërrimit në masë dhe një pjesë e të ardhurave të tij nga nafta për të paguar dëmet e shkaktuara nga lufta dhe hapte rrugën për tërheqjen e trupave amerikane.
1998. – Statuja e Lirisë së urës Grenelle në Paris u vendos mbi piedestalin e saj përpara Gjirit të Tokios. Statuja, e çmontuar me kujdes, ishte transportuar me anije nga Franca.
1999. – Raketat e NATO-s shpërthyen në qendër të Beogradit në sulmin e parë ajror kundër kryeqytetit jugosllav që prej Luftës së Dytë Botërore.
1999. – Kryeministri britanik Toni Bler dhe presidenti amerikan Bill Klinton ranë dakord se sulmi i NATO-s me raketa kruiz kundër qendres së Beogradit ishte një mesazh i fuqishëm dërguar presidentit jugosllav Milosheviq.
2001. – Polonia nënshkroi në Strasburg Konventën civile të Këshillit të Europës mbi korrupsionin. Kjo konventë, e hapur për vendet anëtare të Këshillit të Europës dhe vendet joanëtare, që kanë marrë pjesë në hartimin e saj në nëntor të vitit 1999, përcakton rregullat e përbashkëta në nivel ndërkombëtar në fushën e të drejtës civile dhe të korrupsionit.
2008 – Tribunali i Hagës e liroi nga aktakuza për krime kundër njerëzimit dhe shkeljes së ligjeve në luftë Ramush Haradinajn, një prej komandantëve të UÇK-së. Këshilli gjyqësor vlerësoi se Haradinaj nuk është fajtor për asnjë pikë të aktakuzës.
2011. – Në Tiranë vdiq haxhi Dede Reshat Bardhi, njeriu i parë i bashkësisë bektashiane të Shqipërisë dhe keyetar i bashkësisë bekteshiane botërore. Lindi në fshatin Lusën të Kukësit më 4 mars të vitit 1935.
Burimi: MIA