Tre kërkesa për interpretime autentike dhe dy vendime – për dhënie të pajtueshmërisë për ndryshim të Statutit të Komisionit për letra me vlerë dhe të Statutit të Universitetit “Nëna Terezë”, janë miratuar në vazhdimin e sotëm të seancës së 27-të.
Deputetët miratuan edhe një pikë të rendit të ditës të seancës së tetë, vazhdimi i së cilës, siç tha kryeparlamentari Talat Xhaferi do të ricaktohet.
Xhaferi e hapi edhe seancën e 40-të në të cilën, ka rreth 60 pika, duke komunikuar se disa nga propozim-ligjet në rend dite janë tërhequr.
Deputetët, paraprakisht në kuadër të seancës së 38-të, mbështetën rreth 40 propozim-ligje në lexim të parë.
Burimi: MIA