• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Dimitrievski: Të luftojmë vetë për të drejtat tona qytetare

March 30, 2018
in Uncategorized
Dimitrievski: Të luftojmë vetë për të drejtat tona qytetare
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk do të flas nga pozita e politikanit, por nga aspekti i qytetarit. Kam qenë në pozitë të drejtave të mia të shkelura shumë herë, veçanërisht në 12-13 vitet e kaluara në Republikën e Maqedonisë. Sot jam në pozitë, që eventualisht dhe të shkeli ndonjë të drejtë qytetare. Besoni se kur të bëhet analizë, kufiri është shumë i vogël mes këtyre dy gjërave. Kjo fillimisht bazohet në mentalitetin të cilin si individë secili nga ne e mban”, deklaroi kryetari i komunës Kumanovë, Maksim Dimitrievski në konferencën e Civilit “Karta Qytetare – kornizë globale për pjesëmarrje qytetare”.

 

Kryetari i Kumanovës e mbështeti Kartën Qyteatre në pjesën e plotësimit të të drejtave qytetare duke vlerësuar se pushteti lokal e shumë i rëndësishëm në realizimin e pikërisht këtij segmenti, gjegjësisht, dhënien e pushtetit qytetarëve.

Dimitrievski, gjithashtu, theksoi se që të luftoni për të drejtat e qytetarëve dihet edhe vetë të jeni të motivuar t’i kërkoni ato.

“Më ndodh që si kryetar të vjen ndonjë qytetar dhe të thotë “unë e kërkoj këtë dhe këtë të drejtë, por ju ta kërkoni në emrin tim. Unë nuk dua të deklarohem, shoqëria ynë ende është e infektuar dhe nuk ndjej se mund t’i realizoj të drejtat e mia. Kjo qasje është e gabuar. Apeloj deri te të gjithë ju që vini nga sektori qeveritar, e në veçanti nga ai joqeveritar, t’i motivojmë të gjithë qytetarët t’i kërkojnë fillimisht të drejtat e tyre personale, sepse askush nuk mund të luftojë për të drejtat tona nëse nisma nuk vjen nga vetë ne”, theksoi Dimitrievski.

Ai gjithashtu theksoi se, për fat të keq, grupet e margjinalizuara në Maqedoni, ende nuk munden t’i realizojnë të drejtat themelore qytetare, ndërsa personat me aftësi të kufizuara  janë të lënë në skajet e shoqërisë.

“Kjo Kartë Qytetare do të japë kontribut të madh për zhvillimin e shoqërisë tonë, sepse ne si shtet jemi unikë në shumë pjesë, veçanërisht në pjesën e kuptimit të ndërsjellë. Për fat të keq, përvojat tregojnë se në këtë vend shumë herë ka keqpërdorime nga individë të cilët të drejtat e përgjithshme i kanë marrë për vete dhe e kanë marrë rolin e vendimmarrësve në emër të të gjithë neve, duke i shkelur ligjet”, tha Dimtirievski.

Maksim Dimitrievski është kryetari i parë në Maqedoni, edhe më gjerë i cili e nënshkruajti peticionin ndërkombëtar për mbështetjen e Kartës Qytetare.

Biljana Jordanovska

Kamera: Atanas Petrovski

Montazhi: Ermin Klimenta

Përpunimi i tekstit: Dijana Tahiri

“Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është pilot projekt përmes të cilit Civili do të vazhdojë me promovimin e Kartës Qytetare në një mënyrë të ndryshme. Qëllimi i këtij projekti është që palët e prekura në shoqërinë qytetare, pushtetit lokal dhe qendror, mediat, biznes komunitetet dhe partitë politike të njihen me Kartën Qytetare dhe të diskutojnë për miratimin dhe shfrytëzimin e këtij dokumenti, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet.

Projekti “Karta Qytetare – Çfarë ka për mua këtu?” është i mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare për shoqëri qytetare.

Tags: Karta QytetareMaksim Dimitrievski
Next Post
Padi penale për ish-kryetarin e komunës së Shtipit për dëm material në vlerë prej 15.412.159 denarëve

Padi penale për ish-kryetarin e komunës së Shtipit për dëm material në vlerë prej 15.412.159 denarëve

Benzinat nga mesnata me çmime të reja më të larta

Benzinat nga mesnata me çmime të reja më të larta

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom