Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 parashtroi aktakuzë kundër 30 personave lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Njëzetë e tetë persona akuzohen për vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ndërsa dy persona janë akuzuar për ndihmesë gjatë kryerjes së veprës penale.
Të akuzuarit sipas Jovevskit, e kanë rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë e RM-së me akt të dhunës me çka kanë krijuar ndjenjën e pasigurisë dhe frikës te qytetarët.
“Hetimi i gjerë konfirmoi, ndërsa jemi të bindur se në procedurë gjyqësore edhe do të dëshmohet kjo, se të akuzuarit kanë vepruar me qëllim të njëjtë, duke kryer veprime të ndërlidhura dhe të harmonizuara në qenien e veprës penale. U bind se Prokuroria do të vazhdojë të veprojë në pajtim me ligjin, duke pasur parasysh se ndjekjen e bën në interes publik, dhe për këtë arsye aktiviteti i tij është orientuar drejt, para se gjithash, para drejtësisë t’i sjellë të gjithë që kanë kryer vepër penale dhe secili të përgjigjet për atë që e ka bërë, duke siguruar parimin e sigurisë ligjore si një prej aspekteve themelore të sundimit të së drejtës”, deklaroi Joveski në konferencën e PP.
Prokuroria e ndërpreu procedurën kundër deputetes Zhaklina Peshevska, e cila dyshohet për sulmin që ndodhi në Kuvend më 27 prill. Prej atje theksuan se procedura për Peshevskin është ndërprerë, sepse nuk janë siguruar dëshmi për vepër të kryer penale.
Në aktakuzë, mes të tjerëve janë përfshirë edhe tre persona, pjesëtarë të MPB-së, të cilët kanë qenë bartës të komandës së artë dhe të argjendtë.
“Ata në vazhdimësi janë njoftuar se jeta e deputetëve nga shumica joformale e deputetëve, gazetarëve, të punësuarve dhe personave të autorizuar në Kuvend është në rrezik, nuk kanë dhënë urdhra për sistemimin e forcave policore shtesë për sigurim të brendshëm dhe të jashtëm në Kuvend” , tha në konferencë për media këshilltarja për marrëdhënie me opinionin e PPRM, Elizabeta Nedanovska, duke arsyetuar aktakuzën.
Në aktakuzë është theksuar se më 27 prill një person përmes thirrjes telefonike në orën 14:30 është njoftuar ta fillojë aksionin dhe së bashku edhe me disa të akuzuar e kanë mobilizuar anëtarësinë nga Shkupi dhe nga qytete të tjera për sulm të dhunshëm në Kuvend, duke ditur paraprakisht se objekti i Kuvendit nuk është i siguruar nga forcat policore.
“Dhjetë prej të akuzuarve i kanë ndihmuar një grupi të madh të cilëve u kanë ndarë maska fantom dhe së bashku me ata, pas thirrjes paraprake në orën 18:58 janë drejtuar nga Kuvendit”, tha Nedanovska.
Në aktakuzë janë përfshirë edhe persona të tjerë të cilët kanë qenë pjesëmarrës në grupin tjetër, si organizatorë të lëvizjes “Për një Maqedoni të përbashkët”.
Siç tha Nedanovska, njëkohësisht në objektin e shtëpisë ligjdhënëse një prej deputetëve të akuzuar në telefon ka biseduar me një prej personave të akuzuar të cilët kanë qenë para derës me çka është konfirmuar koordinim.
“Pas komunikimit në telefon, tani pesë deputetët e akuzuar, së bashku me tre persona zyrtar të akuzuar nga sigurimi i Kuvendit kanë hapur dy dyer të hyrjes me largimin e dy direkëve mbrojtës dhe kanë mundësuar hyrje të personave me fantom maska dhe qytetarëve të tubuar. Tani personat e akuzuar të sigurimit i kanë orientuar të akuzuarit e tjerë drejt sallës plenare ‘Maqedonia’ dhe drejt sallës së presit në Kuvend” , sqaroi Nadenoivska.
Të akuzuarit së bashku me persona të panjohur kanë hyrë në sallën për pres me ç’rast kanë filluar dhunë, duke hedhur sende mbi deputetët dhe gazetarët.
“Në qendrën për pres shtoi ka zgjatur dhuna dhe sulmi prej të akuzuarve, një prej personave të akuzuar është nisur drejt deputetit Zoran Zaev e ka nxjerrë armën që e ka bartur me vete, por nuk ka shtënë sepse i dëmtuari është mbrojtur nga sigurimi dhe personat e tjerë të pranishëm”, tha Nedanovska.
Të akuzuarit, siç shtoi, i kanë shfrytëzuar të gjitha sendet deri te të cilat kanë ardhur që t’u shkaktojnë lëndime deputetëve të dëmtuar dhe gazetarëve, ndërsa kanë vendosur edhe dy mjete të improvizuara shpërthyese në shtëpinë ligjdhënëse.
Siç është theksuar në aktakuzë, dy prej të akuzuarve pjesëtarë të MPB-së të cilët janë të akuzuar për ndihmesë në kryerjen e kësaj vepre kanë marrë dy hard disqe me qëllim që t’i mbulojnë gjurmët nga sulmi i dhunshëm në Kuvend.
Krahas të akuzuarve, hetimi ka konfirmuar se në organizimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e RM-së janë përfshirë edhe një numër i caktuar i personave të panjohur për të cilët vazhdojnë procedurat hetuese
Prokuroria me parashtrimin e aktakuzës deri te gjykata ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masave paraburgim dhe arrest shtëpiak se ende ekzistojnë baza ligjore për përcaktimin e tyre.
Burimi: MIA