• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

PPRM do të parashtrojë akuzë për ngjarjet në Kuvend më 27 prill

March 27, 2018
in LAJME
Paraburgim edhe për të dyshuarin e pestë për tentim vrasje të Selës
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Publike sot do t’i dorëzojë të akuzuarit deri te Gjykata kompetente për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që ndodhën më 27 prill të vitit të kaluar.

Akuza për ngjarjet, ashtu siç paralajmëroi  prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski do të parashtrohet gjatë ditës.

Në lidhje me procedurën hetuese përfundimtare për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në shtëpinë ligjdhënëse, Joveski sot do të mbajë konferencë shtypi në PPRM.

Joveski në intervistë për “360 Gradë” në TV Alsat-M e konfirmoi qëndrimin në letër të kumtuar më parë të Prokurorisë publike se nuk do të ketë  rikualifikim të veprës për asnjë të akuzuar/të dyshuar në këtë rast. Kjo nënkupton se të gjithë do të akuzohen për “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues”.

Të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit janë 35 persona, mes të cilëve edhe deputetë, organizatorë të protestës dhe të punësuar në MPB.

Gjykata Supreme dje u’a hoqi masën e arrestit shtëpiak Lupço Dimovskit, Johan Tarçullovskit, Igor Durlovskit dhe Elena Bozhinoskës.  Ish ministrit të Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski masa e paraburgimit  u është zëvendësuar me burg shtëpiak.

Burimi: MIA

Tags: 27 prilliakuzëPPRM
Next Post
Dita botërore e teatrit

Dita botërore e teatrit

Arrestohen ish-shefat Grujevski dhe Boshkovski në Selanik

Gjykimi për "Target-Fortesa" shtyhet për më 15 maj

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom