Paga minimale i dha rezultatet e pritura. Ajo përveç që i barazoi të punësuarit në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve me degët e tjera, kontribuoi për rritje të pagës mesatare me këta sektorë, por edhe të pagës mesatare në Maqedoni në vlerë prej 5,6 për qind, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.
Me këtë, tha, është arritur rritje e pagës mesatare në prodhimtarinë e rrobave për 16 për qind, ndërsa në industrinë e tekstilit mbi 24 për qind, ose rritje prej 3.870 denarë.
Informoi se 90.000 punonjës kanë marrë mbi 12.000 denarë pagë. Prej tyre, vetëm 10 mijë janë subvencionuar nga shteti që tregon se ligji implementohet pa absorbim të madh të mjeteve buxhetore. Kjo, sipas saj, thekson se firmat janë në kondicion të mirë, dhe se masa nuk është e parakohshme.
Drejtori i OKITEKS Mile Milenkovski, i cili së bashku me përfaqësuesin e Sindikatës pranë LSM-së Dushko Radovski kishte takim me ministren në fabrikë, tha se në bisedimet janë dakorduar se Ligji për pagë minimale e ka dhënë rezultatin e pritur.
Shtoi se pas kësaj nevojitet të ecet përpara me modernizim që do të sjellë për eksport më të madh të prodhimeve në Evropë.
Me rritjen e pagës minimale, por para së gjithash edhe barazimit të saj me të gjithë degët, sipas Radovskit, Sindikata ka arritur të bëjë kushte që punonjësit nga këto tre degë të mos jenë nga rendi i dytë dhe ta marrin vendin e merituar në Maqedoni.
Tha se bisedimet duhet të vazhdojnë, për shkak se, siç tha, kur ka dëshirë dhe vullnet të takoheni dhe të bisedoni për problemet e tjera të cilat i prekin edhe njërën por edhe palën tjetër atëherë mund të arrihet zgjidhje e suksesshme.
Burimi: MIA