Migracionet si dukuri nuk janë asgjë e re, ato janë të pranishme mundet qysh në vetë fillimin e civilizimit njerëzor. Viteve të fundit Evropa ballafaqohet me krizë masive të refugjatëve dhe emigrantëve. Vetëm nëpër shtetin tonë, Republika e Maqedonisë, e cila është pjesë e të ashtuquajturës Rutë ballkanike, kaluan disa qindra mijë emigrantë dhe refugjatë. Megjithatë, analiza dhe informata të caktuara tregojnë se kriza refugjate nuk ka mbaruar akoma, dhe se është koha që të gjithë së bashku por edhe çdo shtet veçmas, të ndërmarrim aktivitete konkrete”, porositi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Takat Xhaferi në fjalimin në Asamblenë e 138-të të Unionit Interparlamentar në Gjenevë.
Gjithsesi se procesi i globalizimit ndikon që këto rrjedha të migracioneve të jenë më intensive. Kështu, sipas të dhënave, sot rreth 258 milionë njerëz, respektivisht 3,4 përqind të popullatës botërore jetojnë jashtë shtetit të lindjes. Arsyet për migracionin janë po ashtu moti të njohura. Arsyeja e parë është ajo socio-ekonomike, gjegjësisht, kërkimi i jetës më të mirë. Tipi i dytë i migracionit janë nga shtetet dhe rajonet e përfshira me konflikte ushtarake, me dhunë dhe mosrespektim të të drejtës ushtarake dhe humanitare, me jofunksionim të shtetit juridik, ose po katastrofave më të mëdha natyrore, respektivisht kur njerëzit janë të ekspozuar në rreziqe që e kanosin jetën e tyre. Në rastin e parë flasim për migrantë ekonomikë, ndërsa në rastin e dytë flasim për refugjatë, edhe pse shumë shpesh këto dy kategori janë ngushtë të ndërlidhura mes veti.
“Të gjithë ne më së shpeshti dimë të lavdërohemi me numra, gjegjësisht me atë se sa migrantë kemi pranuar ose sa kanë kaluar nëpër territorin tonë. Mirëpo, nuk guxojmë të harrojmë se migrantët janë më së paku vetëm numra, edhe ato janë njerëz si edhe gjithë ne. Dallimi qëndron në atë që secili prej tyre, pa dallim nëse është migrant ekonomik ose refugjatë, bart rrëfim shumë të mallëngjyeshëm. Shumë shpesh, para së gjithash gratë dhe fëmijët migrantë janë të ekspozuar në format më të vrazhda të dhunës ose po janë viktima të trafikimit me njerëz, kurse krimi i organizuar transnacional përfiton miliardë dollarë mbi fatet e tyre tragjike”, tha Xhaferi.
Shtoi se sipas të dhënave sot rreth 258 milionë njerëz, gjegjësisht 3,4 për qind nga popullata botërore jetojnë jashtë shteteve në të cilat kanë lindur.
Shumë dokumente ndërkombëtare, ndër të cilat edhe Deklarata Universale për të drejtat e njeriut për të cilën këtë vit shënojmë 70 vite nga miratimi i saj në Kombet e Bashkuara, na obligojnë ta përforcojmë pozitën e emigrantëve dhe refugjatëve.
“Nuk duhet t’ju rikujtoj se organizata jonë, si një nga organizatat më të vjetra ndërkombëtare, ka miratuar më shumë dokumente të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte kanë të bëjnë me migrantët dhe refugjatët. Natyrisht se do të ishte ideale në qoftë se kishim mundur ti ndalojmë menjëherë të gjitha konfliktet ushtarake dhe në qoftë se kishim mundur të sigurojmë në të gjitha shtetet zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Por kjo, për momentin, është më afër utopisë sesa realitetit, Prandaj, sot jemi këtu si një nga organizatat më të vjetra ndërkombëtare të bisedojmë dhe të ofrojmë zgjidhje përkatëse politike të cilat do të bazohen mbi argumente të vërteta dhe reale. Mendoj se si parlamente nacionale, duke i shfrytëzuar instrumentet e parlamentarizmit, mund të ndryshojmë shumë”, theksoi lryetari i Kuvendit të Maqedonisë.
Në këtë rast theksoi se përmes organizimit të debateve publike dhe përmes bashkëpunimit tonë me organizatat joqeveritare, mund shumë të bëjmë në tejkalimin e një sërë paragjykimesh dhje stereotipeve që kanë të bëjnë me emigrantët.
“Mbisundon mendimi se emigrantët marrin diçka tonën. Harrohet se me inkluzionin e tërësishëm të emigrantëve, përfitim do të kenë vetë emigrantët por, edhe shteti mikpritës. Më tutje, nëpërmjet rolit mbikëqyrës të parlamenteve, mund të kontrollojmë se si pushteti ekzekutiv, më saktë, si ministritë përkatëse i përmbushin obligimet e veta ndaj emigrantëve”, tha Xhaferi.
Një pjesë e këtyre qëndrimeve bazohen mbi përvojat që Republika e Maqedonisë i ka përfituar gjatë valëve intensive emigrante të cilët kalonin nëpër shtetin tonë. Vetëm t’ju rikujtoj, nëpër Maqedoni, e cila është pjesë e të ashtuquajturës “Rutë ballkanike”, kanë kaluar disa qindra mijë emigrantë. Megjithatë, arritëm edhe me resurset tona të limituara ta sigurojmë gjithë atë që e parashikon e drejta humanitare ndërkombëtare dhe atyre njerëzve tu sigurojmë së paku kushte elementare për qëndrim dhe kalim nëpër shtetin tonë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Xhaferi nga data 24 e deri më 28 mars do të marrë pjesë në Asemblenë e 138-të të Unionit Interparlamentar që mbahet në Gjenevë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.