Janë bërë përpjekje të mëdha dhe përparim nga kjo Qeveri në planin e reformave dhe integrimeve evropiane. Nevojiten garancione se do të zbatohen të gjitha reformat. Franca sheh dashamirësi ndaj fillimit të negociatave të Maqedonisë për anëtarësim dhe duhet të vazhdohet me punë në drejtimin e zgjedhur.
Këto vërejtje në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev i transmetoi Lilijana Tangi, deputete në Kuvendin francez, zëvendëskryetare e grupit parlamentar për miqësi Francë-Maqedoni dhe zëvendëskryetare e Komitetit për çështje të BE-së, e shoqëruar nga Kristijan Timonie, ambasador i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takimin është shprehur pajtueshmëri e përbashkët se me rëndësi kyçe, si për eurointegrimet ashtu edhe për të gjithë qytetarët në shtet , është vendosja e shtetit juridik efektiv, respektimi i institucioneve, si dhe i dispozitave kushtetuese. Gjithashtu janë përshëndetur marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe së bashku është shfaqur shpresë se përmes negociatave konstruktive me Republikën e Greqisë do të vjen deri te zgjidhja e kontestit shumëvjeçar.
Deputetja Tangi potencoi se Republika e Francës është përkrahëse e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, si dhe se janë krijuar kushte për përforcimin e marrëdhënieve mes të dy shteteve dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Reformat i zbatojmë në koordinim me delegacionin e BE-së. Jemi të përcaktuar drejt politikave të fqinjësisë së mirë, konstruktivitetit dhe bashkëpunimit me të gjithë në shtet, duke përfshirë në proceset e rëndësishme qytetare dhe shtetërore dhe opozitën. Për këto shkaqe presim viti 2018 të jetë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, të marrim datë për fillim të negociatave me BE-në dhe të aktivizohet ftesa automatike për në NATO. Shpreh falënderim të veçantë deri te Republika e Francës për përkrahjen e madhe që ia jep Republikës së Maqedonisë në të gjitha proceset e rëndësishme demokratike, duke përfshirë edhe realizimin e qëllimeve strategjike euroatlantike të shtetit”, tha kryeministri Zaev.
Në takim u potencua vlera e përkrahjes së Planit reformues 3-6-9 nga ana e të gjithë deputetëve në Parlament dhe të gjitha subjekteve politike. Gjithashtu u theksua vlera për ndërtimin e Republikës së Maqedonisë në një shoqëri, me të drejta dhe obligime të barabarta për të gjithë qytetarët.
Deputetja franceze Lilijana Tangi do t’ua transmetojë përshtypjet për situatën politike aktuale në Republikën e Maqedonisë kolegëve të saj deputetë në Kuvendin francez, si dhe kryeministrit francez Emanuel Makron, duke marrë parasysh interesin e Republikës së Francës të ndihmojë në proceset eurointegruese si të Maqedonisë, ashtu edhe të tërë rajonit”, qëndron në kumtesë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.