• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Mercedesi me të cilin u vra Almiri i vogël shpallet për shitje, nesër protestë para PTHP

March 1, 2018
in Uncategorized
Mercedesi me të cilin u vra Almiri i vogël shpallet për shitje, nesër protestë para PTHP
Share on FacebookShare on Twitter

“Arma” me të cilën u vra Almiri i është kthyer familjes së vrasësit dhe e njëjta është e shpallur për shitje. Makina është e riparuar dhe e shpallur për shitje, edhe pse në procesverbalin e Prokurorisë Themelore në Kumanovë thuhet se “ Me vërtetim mjete të marra përkohësisht numër 267/4389 nga i akuzuari i parë është marrë makinë e markës Mercedes, me targa KU – 0914-ad, me vërejtje se makina është lënë në ruajtje në oborrin e tij pa leje për riparimin e automjetit vërtetim i cili është shtesë në paraqitjen”.

Pavarësisht nga ky vendim i Porkurorisë së Kumanovës, vëllai i të akuzuarit Boban Iliq, Bojan Iliq, më 3 shkurt ka e ka shpallur për shitje në rrjetet sociale, për shitjen e mercedesit.

Grupi “Drejtësi për Almirin” paralajmëroi protestë nesër, më 2 mars, në ora 13 para Prokurorisë Themelore Publike. Protesta është vazhdim i protestës së mbajtur para një muaji, në të cilën qytetarët kërkuan të mos rikualifikohet vepra.

Përskaj premtimeve, në pyetjet e fundit për deputetët, Prokurori i ri Jovevski ka deklaruar se vendimi është marrë në Prokurorinë Publike, para se të emërohet në funksionin e tanishëm, dhe pastaj rikualifikimi i lëndës  është votuar në Prokurorinë Themelore Publike.

Në protestën e kaluar organizatorët shprehën dënimin më të ashpër për tentimin për rikualifikimin e veprës penale VRASJE në vepër penale AKSIDENT TRAFIKI me pasoja vdekjepsurëse.

Sot u tubuam që të shprehim dënimin më të ashpër për tentimet për rikualifikimin e veprës penale në rastin për vrasjen e djaloshit të pafajshëm, Almirit. Nga të gjitha dëshmitë e paraqitura, duket qartë se te i akuzuari ekziston synimi për vrasje, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si vepër penale tjetër, përveç – Vrasje!

“Shprehim keqardhjen tonë që Prokurorja publike në rastin nuk qëndroi deri në fund dhe iu nënshtrua presioneve, dhe kërkoi mendim nga Prokuroria e Lartë Publike. Nuk mendojmë se ky rast është për Prokurorinë e Lartë, ose për Prokurorinë e R.M. sepse ky është rast i thjeshtë, i cili nuk kërkon dëshmi shkencore që të përfundohet se bëhet fjalë për vrasje klasike, dhe në asnjë mënyrë për vepër penale tjetër.

Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, dhe nga prokurorët publikë si bartës të funksioneve, kërkojmë ta kryejnë funksionin e tyre në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, dhe të marrin vendim në pajtim me ligjin dhe drejtësinë, gjegjësisht, të mos e rikualifikojnë veprën në rastin e vrasjes së Almirit. Rasti, siç shihet edhe nga video incizimet, ka të bëjë me vrasje klasike, e kryer me paramendim.

Nuk duam që edhe ky rast të jetë një nga ato, në të cilat do të konstatojmë ekzistimin e drejtësisë selektive! Nuk guxojmë të lejojmë që drejtësia të varet nga përkatësia etnike e të akuzuarit, viktimës, ose pjesëmarrësve tjerë në vepra. Shpresojmë që më në fund, drejtësia do të nis të funksionojë në Republikën e Maqedonisë, dhe do të respektohen normat ligjore.

Shpresojmë se Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë do të na jep një dritë shprese, se ekziston mundësia për “jetë për të gjithë” në Republikën e Maqedonisë!”, u shprehën në protestën e kaluar organizatorë.

Seanca e radhës për rastin është e caktuar më 5 mars.

M.Ivanovska

Tags: AlmirdrejtësiKumanovëMercedesprokurorishitjeshpalljeVrasje
Next Post
Përfshihet nga zjarri një automjet xhip “Mercedes” në Shkup

Përfshihet nga zjarri një automjet xhip "Mercedes" në Shkup

Diskutim publik për politikat dhe transparencën e Qeverisë

Diskutim publik për politikat dhe transparencën e Qeverisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom