• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Cvetanoska: Gazetarët duhet të luftojnë për të drejtat e tyre

February 21, 2018
in BALLINA
Cvetanoska: Gazetarët duhet të luftojnë për të drejtat e tyre
Share on FacebookShare on Twitter

Gordana Cvetanovska, gazetare dhe pronare e Radio “Pella” nga Prilepi, në bisedë me CIVIL Media, tha se për të drejtat dhe liritë e tyre duhet vetë të luftojnë, ndërsa mediat të pavarësohen financiarisht.

CIVIL Media: Çfarë paraqet për ju liria e shprehjes dhe liria e mediave?

Cvetanoska: Për mua personalisht si gazetare, liria e shprehjes dhe liria e mediave, së paku në shekullin 21 është diçka për të cilën njeriu nuk duhet të luftojë si e drejtë themelore e njeriut. Mirëpo, te ne në Maqedoni, gjendja është ndryshe. Nuk flas për momentin tani, në vitin 2018, por paraprakisht 28 vite. Pse? Sepse problemi kryesor për lirinë e mediave është mënyra e financimit. Këtë e them edhe nga pozita e themeluesit të medias më të re në rajon, radio “Pella”, si dhe nga pozita e gazetares. Kjo është pengesa kryesore për të cilën nuk ka mjaftueshëm liri të shprehjes dhe liri në mediat. Financimi i mediave në Maqedoni duhet të zgjidhet  njëherë e përgjithmonë.

CIVIL Media: A jeni ballafaquar me presione nga qendrat politike ose të biznesit, dhe si i keni përballur këto presione?

Cvetanovska: Ka pasur dhe çdo herë do të ketë presione. Se si do të përballesh me këto presione, varet nga vetë gazetari. Kur bëhet fjalë për pronarin e medias, varet se sa do të dijë ta “shfrytëzojë” atë presion, ose jo. Gazetari çdo herë ka, për shkak të përcaktimit personal, mundësi ta anashkalojë presionin, por çdo herë do të bie si barrë mbi shpinën e dikujt tjetër, të ndonjë kolegun tjetër. Çdo herë do të ketë presione, por mbetet i mbetet profesionalizmit personal se si gazetarët do të përballen me ato. Nuk e di se si do të arrihet, por, këtu është edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, e cila duhet të kujdeset për realizimin e të drejtave tona.

CIVIL Media: Çfarë nevojitet për mbrojtjen e lirisë së mediave?

Cvetanoska: Nevojitet organizim më i mirë në nivel lokal dhe shtetëror edhe nga gazetarët edhe nga pronarët e mediave. Duhet të luftojmë për të drejtat që na takojnë. Para së gjithash, liria e shprehjes dhe mundësia për kritika…Ne duhet të bëjmë presione mbi shtetin që t’i vendos gjërat në mënyrë sistematike në vendin e duhur.

Biljana Jordanovska

Kamera: Dehran Muratov

 

Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit për grante të vogla “ Mbrojtja e lirisë së mediave dhe liria e shprehjes në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga Shoqata e gazetarëve Kroatë, si pjesë e projektit rajonal “Platforma rajonale e Ballkanit perëndimor për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve”, i zbatuar përmes partneritetit të gjashtë shoqatave të gazetarëve të pavarur të Serbisë, Shoqata e gazetarëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Shoqata e gazetarëve të Kroacisë, Shoqata e gazetarëve të Kosovës, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, dhe Sindikata e mediave të Malit të Zi.

 

Tags: Cvetanovskaliria e mediaveliria e shprehjesRadio "Pella"
Next Post
Civili kërkon qasje të papenguar deri te institucionet penale – korrektuese

Civili kërkon qasje të papenguar deri te institucionet penale - korrektuese

MPPS: Janë konfirmuar shkelje të ligjit, do të ketë padi kundërvajtëse dhe penale për rastin R.I

MPPS: Janë konfirmuar shkelje të ligjit, do të ketë padi kundërvajtëse dhe penale për rastin R.I

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom