Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi se del prej Qeverisë dhe se me siguri sot të gjithë zëvendësministrat, sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe drejtorët e emëruar do të tërhiqen prej funksioneve.
Largimi i Aleancës për Shqiptarët prej Qeverisë vjen disa ditë pas zgjedhjes së ministrit të ri të Shëndetësisë, resor të cilin deri para zgjedhjeve lokale e pati, Arben Taravari.
Në këmbim të Shëndetësisë, kryeministri Zoran Zaev, Aleancës për Shqiptarët ia ofroi pozitën zëvendëskryeministër për zbatimin e reformave, por lideri i Aleancës, Ziadin Sela e refuzoi.
Edhe krahas vendimit që të largohen prej Qeverisë, prej Aleancës paralajmëruan se do t’i mbështesin ligjet dhe reformat e domosdoshme për anëtarësim në NATO dhe në BE.
Kryeministri Zaev si të pritshme i vlerësoi dorëheqjet e funksionarëve të Aleancës për Shqiptarët nga funksionet shtetërore.
“Për mua është hap i logjikshëm pasi që Ziadin Sela në takimin në kabinetin tim ishte decid se nuk e pranon pozitën e nënkryetarit të Qeverisë për reforma. Megjithatë e la të hapur mundësinë që të diskutojnë në parti dhe atë e bënë. Shpresova se do të mbeten në Qeveri dhe se do të mendohen për pozitën e ofruar, por përfundimisht kanë hequr dorë nga pranimi i ofertës, ndërsa në pajtim me këtë i bën hapat për tërheqjen e njerëzve të vet”, tha dje Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve pas promovimit të versionit final të Planit për rritje ekonomike.
Ai theksoi se do ta respektojë vendimin e Aleancës për Shqiptarët si do që të jetë, por megjithatë siç tha, lë dritare të hapur për bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe reformave.
“Vlerësoj se atje ka njerëz cilësor me të cilët unë personalisht do të bashkëpunoja. Unë nuk jam njeri i cili shpejton me vendimet menjëherë të shkarkoj dikë dhe do të pres të shoh se çfarë do të ndodh”, theksoi Zaevi.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.