Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]M[/dropcap]undohem të shkruaj diçka për fjalimin e fundvitit të presidentit Ivanov, e të mos jetë ofenduese, përqeshëse, përbuzëse, me ironi…Dhe, pa sukses. Të gjitha kualifikimet dhe epitetet për politikën e tij janë nga ana tjetër e korrektësisë politike ( përmbahem të hapi kllapë dhe të filloj të numëroj…)
Presidenti, në vitin e shtatë të mandatit të tij, e arriti idealin e substancës së zbrazët politike, atëherë kur as më dashamirët nuk mund të përcaktojnë se cilat janë qëndrimet e tij politike. “Patriotët” ( edhe me edhe pa thonjëza) do t’u mbesin në qafë nëse tentoni t’u dëshmoni se Ivanovi është patriot, se ata janë më të zëshmit në akuzat se është tradhtar…Nacionalistët e sinqertë maqedonas janë në një konfuzion të atillë nga nebulozat historike të tija indo-pakistaneze dhe të ngjashme, sa që me vetë përmendjen e emrit të Ivanovit, fillojnë të rrokullisin sytë…Nga centrali familjar i partisë së tij VMRO-DPMNE e konsiderojnë si frikacak dhe aleat të pasigurt i cili më tepër se një herë i ka lënë “varë”…Reformistët e ndryshëm vmrovistë dhe antigruevistë, ndoshta e përbuzin më tepër nga të gjithë…LSDM kënaqet ta presë imët, pak ta bluajë, e ta shtypë, para se ta karamelizojë dhe t’ia hedh mbi kokë kovën me pisllëqe…E, besa, te shqiptarët nuk qëndron aq keq, si për një politikisht të ndjerë.
Në rrethana të tilla të ndjeshme për profilin e tij moral-politik, presidenti Ivanov bën thirrje për pajtim nacional. Kuptohet se askush nuk e merr me seriozitet. Sikur kur një gjyshe e vjetër të thotë të kesh kujdes nga shkuja!
Mirëpo, gjërat do të merrnin drejtim tjetër, ndërsa historia maqedonase me siguri do të kujdesej për një fusnotë edhe për atë, nëse Ivanovi e kështu e vendos gjithë iniciativën e tij: “Kombin e kemi të ndarë, që është një gjë e keqe dhe e rrezikshme, ndërsa mua opinioni më konsideron si një nga faktorët më të rëndësishëm për këtë ndarje, unë po jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i presidentit, në emër të fillimit të pajtimit nacional!”
Eheeee, kjo do të ishte “promajë” e përmasave të një orkani! Do ta pastronte ndotjen për një ditë!
Siç dëgjoj, nuk ju besohet, Ivanovi mendon edhe për një veprim të tillë. Me siguri e ka rëndë që të gjithë e përqeshin, nga Vallandova e deri në Brazili. (Edhe pse përmenden edhe disa rrethana tjera, të jashtëzakonshme…) Vetëm se, ka pyetur përreth nëse ka shanse të ndryshohet ligji, që të mundet, nga funksioni të largohen me dorëheqje, megjithatë ta gëzojë pensionin presidencial dhe gjërat tjera që i përkasin sipas ligjit për ish-presidentë.
Nëse kjo është problemi, unë për Ivanovin do të propozoja lex specialis: i miratohet çdo gjë që dëshiron, plus 10% qeras kafeneja! Edhe le ta merr me vete këshilltarin për siguri shtetërore me vete, si batler të përjeshtëm! ( Mendoj se edhe ai do të pajtohet me këtë, për shkak të rrethanave tjera, të jashtëzakonshme…)
I gjithë lajmi ndoshta është i rremë, mirëpo ka kuptim. E pasi ka kuptim, së paku gjysma është e vërtetë. Pra, vetë Ivanovi ndërtoi kulla Vaviloni nga gjysmë të vërteta, dhe ja, asgjë nuk i mungon, pse të mos mendojë të largohet?!