Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]T[/dropcap]ë jemi realë: sistemi publik shëndetësor i Maqedonisë gjendet në pikën në të cilën nuk mundet të rikuperohet me reforma.
Problemet janë tepër të mëdha, të shtresuara me dekada. Interesat janë aq të ndërthurura, sa edhe likuidimet fizike të atyre që do t’u ndaleshin në rrugë duken zgjidhje relative e lirë dhe e pranueshme. Njohuria e ekspertëve të vendit është parciale, pa ndikim, dhe nuk duket e bindshme. Mentaliteti shëndetësor – edhe i mjekut edhe i të sëmurëve – është me gjetje terminale onkologjike. Korrupsioni i çdo lloji ( nga sponsorizimet , përmes nepotizmit dhe dhënies së ilaçeve të rrezikshme, deri te eurove kesh nëpër xhepa) është aq i përhapur, sa që është budallallëk ta luftosh, por ndoshta është më mirë të shpiket çmimor zyrtar i korrupsionit, që të vihet ndonjë rend në atë veprimtari…
Desha të them, kot hidhërim ose festim për zgjidhjen e z. Venko Filipçe për ministër të ri të shëndetësisë. Ai, objektivisht, asgjë nuk mund të ndryshojë në thelb, madje edhe nëse do të donte, përveç me siguri gjërat t’i përkeqësojë edhe pak. Për këtë çdo herë ka hapësirë.
Për këtë arsye mendoj se e gjithë qasja është e gabueshme. Kjo është sikur të prisni që Prokuroria publike e Marko Zvrlevskit të merrej me zgjidhjen e krimeve të pushtetit të kaluar. Jo, por nën presion të ashpër të vendit dhe të huaj, u formua institucion plotësisht i ri, Prokuroria Speciale Publike; atë e mbështetën me seriozitet të madh nga ekspertët politikë të vendit dhe të huaj; me forcë – po, po, me forcë! – iu dhanë autorizime Eliot Nesit, gjegjësisht, u siguruan me Ligj të posaçëm, me para serioze dhe me mbështetje të madhe kadrovike, me qëllim që me atë qasje dhe mbështetje, pas dy vitesh t’i shohim rezultatet e para nga puna e tyre!
Ndoshta ka ardhur koha për qasje të ngjashme edhe në shëndetësi. Me anomalitë e atij sistemi të luftojmë me institucionin jashtë sistemit. Kjo të fitojë autoritete të mëdha, të mbështetet me ekspertizë të huaj, të ketë ndonjë fuqi ekzekutive dhe të sigurojë mbështetje politike për prerje të mëdha dhe të thella në shëndetësi, sikur kur do t’i kidnaponin ministrin dhe drejtorin e Fondit për shëndetësi, dhe në vend të shpërblesës, të kërkoni zbatimin e reformave…Me kërcënim se, nëse nuk ka reforma, do t’i lëshoni të kidnapuarit në liri.
Unë nuk besoj se kjo Qeveri është e gatshme për një lloj të këtillë të projekteve të mëdha. Nëse gjykohet sipas numrave të makinave me targa të Strumicës (dhe bullgare) nëpër parkingjet e spitaleve në Shkup, duket se më parë do të jetë një instalim i edhe një lobi shëndetësor në resorin, e jo pastrim me të vjetrat.
Kuvendi? Të jep ndonjë iniciativë reformiste?…Atje në të njëjtën seancë kur zgjidhej ministër për shëndetësi, në tentimin e tretë, në mënyrë joligjore zgjedhën prokurorin e ri publik ( po, po, Tortevski ka të drejtë), nuk jam i sigurt se shumica qeverisëse mund të konstituon integritet të mjaftueshëm që të imponon vullnet për reforma radikale edhe në shëndetësi…
E ndoshta problemi mund të zgjidhet me okupimin qytetar në klinikat. Me pushtimin fizik të çdo ndërtese klinike, të shpallet territor i lirë shëndetësor, të emërohet një udhëheqësi e re, kolektive revolucionare, e cila vetë do t’i bën negociatat me të gjithë faktorët e jashtëm për mbijetimin e asaj klinike. Dhe për zgjidhjen e të gjitha anomalive më të mëdha – siç është rendi në lëvizjet revolucionare – ta shfrytëzojë murin e jashtëm në oborrin e klinikës, sipas parimit të radhitjes para si shishe farmacie, para një njësie kujdestare të sëmurësh që do ta zbatonte drejtësinë e zjarrtë…
Kushedi, njeriut ndonjëherë i duket se kemi ardhur pikërisht deri aty në shëndetësinë tonë.
Për këtë arsye, them, pa shqetësime të tepërta për zgjidhjet e reja kadrovike të kësaj garniture politike në shëndetësi, çdo gjë do të shkonte si më parë, siç jemi mësuar deri tani. Çka është e sigurt- e sigurt.