Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]N[/dropcap]ë komunizëm, ky parim quhej “centralizëm demokratik”. Kjo do të thotë se çdo kush në parti, deri në një moment të caktuar, mund të dërdëllisë sa të do, mirëpo kur sillej ndonjë vendim – çdo herë sipas udhëzimeve dhe shijes së udhëheqësisë – atëherë ushtarët partiakë radhiteshim dëgjueshëm “një pas një”. Jo vetëm se e zbatonin vendimin pa fjalë, por edhe e festonin për nder të udhëheqjes së urtë dhe vizionare të liderit!
Në një nga letrat deri te anëtarësia në vitin 1937, Llav Trocki këtë më së miri e shpjegon: “Demokracia dhe centralizmi nuk janë fare në raport të pandryshueshëm me njëri tjetrin. Çdo gjë varet nga rrethanat konkrete, nga situata politike në vend, fuqia e partisë dhe përvoja e saj, niveli i përgjithshëm i anëtarëve të saj, autoriteti që e ka arritur udhëheqësia. Para konferencës, kur është prezent problemi me formulimin e vijave partiake për periudhën e ardhshme, demokracia triumfon mbi centralizmin. Kur problemi është veprimi politik, centralizmi e nënshtron demokracinë. Demokracia përsëri i kthen të drejtat e veta kur partia ndjen se duhet t’i vendos në pyetje veprimet e veta. Baraspesha mes demokracisë dhe centralizmit vendoset në faktin se nuk kërkon nga regjimi i partisë më tepër nga sa ai mund të jep. Personi i cili e përcakton qëndrimin e tij ndaj partisë në bazë të kapriceve individuale që i kujtohen, është revolucionar i keq”.
Siç është e njohur, sipas parimit leninist të partive revolucionare, “revolucionarit të keq” Trocki, vetëm disa vite pas kësaj letre ( në vitin 1940), ia çanë kokën përgjysmë me sëpatë në azilin në Meksikë kur u bë anëtar i “papjekur” i partisë dhe kur kërkoi nga regjimi i partisë “më tepër nga sa ai mund të jep”. Centralizmi e “ nënshtroi demokracinë”, siç do të thoshte Trocki i pa-çarë.
Parimi i centralizmit demokratik, në kombinim me parimin e sëpatës revolucionare, do të dominojë edhe në kongresin e caktuar në mënyrë dramatike, e pastaj të mërzitshëm rutinor, të partisë së brendshme revolucionare komuniste, që do të mbahet në Vallandovë.
Pas të gjitha trt-mrt-prt debateve para kongresit – kjo është faza e “dërdëllitjes” komuniste – vmrovistët do të arrijnë unitetin acionar partiak, pas kandidatit të vetëm për president, të imponuar në mënyrë të rregullt nga “rojtarët e sëpatës” ( Familja) në parti, dhe njëzëshëm do ta zgjedhin Liderin e Madh të Ri të partisë, Hristijan Mickovski.
Urime pra, për shumë vite, së paku deri vitin e ardhshëm!
Zgjidhja e kësaj drame përbëhet nga një deklaratë e shkurtë e Ilija Dimovskit prej para disa ditësh, e dhënë në stilin e kursistëve në shkollave Kumroveciane të natës, ndërsa e ndjek logjikën trockistë të centralizmit demokratik. Pra, kur mendimi personal ( në pjesën e parë nga deklarata) do të has në pengesë “demokratike” ( “sëpatën”) në parti, menjëherë e pranon formën e shumicës së papërcaktuar, ( në pjesën e dytë të deklaratës): “Mbetem në VMRO-DPMNE, duhet të mësojmë se ka mendime të ndryshme”…
Theksi, kuptohet, është në pjesën “duhet të mësojmë” – ky është momenti kur centralizmi e ngadhënjen demokracinë te nacional -komunistët tonë. Për hir të drejtës, Ilija, i kuptuar si metaforë kadrovike për një delegat mesatar në kongresin e Vallandovës të DPMNE, asnjëherë edhe nuk ka pasur lidhje nga demokracia, kështu që “mësimi” nuk i vjen aq rëndë.
Siç do të thoshte Trocki, “qëllimi mund t’i arsyetojë mjetet, derisa ekziston diçka që e arsyeton qëllimin”. Qëllimi i kongresit në Vallandovë është të sigurohet vazhdimësia e Familjes sipas parimit: “Edhe pas Titos – Tito!”
E po të shohim, se matematikat komuniste nëpër histori jo çdo herë kanë dalë në zeron pozitive