• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Mirëmëngjesi çarshi në katër anët!

December 18, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Shërbimet sekrete, para shiut
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]J[/dropcap]avën e kaluar e ndoqëm diskutimin dekurajues rreth mënyrës në të cilën zhvillohen reformat e nisura në sferën ligjore: u dhanë dorëheqje, u paralajmëruan të reja, dëgjuam rrëfime për moskoordinimin e proceseve të ekspertëve, ka garë mes grupeve të reformatorëve, madje edhe dyshime se ekzistojnë agjenda “publike” dhe “të fshehta” për reformat e nxitura nga “qendra të fuqive” të caktuara, deri te rikthimi i teorive për “fletoren e Jankullovskës”, e cila, gjoja, ka ndërruar duar, dhe se “çdo gjë është e njëjtë, vetëm Ai mungon”…

Mua asgjë nga kjo nuk më habit. Rreth tregimit për reforma janë të zënë disa nga ekspertët më reprezentativë ligjorë në shtet – edhe atë jo vetëm këta që marrin pjesë nëpër emisione televizive – e kur keni madhëri të tilla ( posaçërisht nga Fakulteti juridik në UKIM!), atëherë në “lojë” duhet të hyjnë edhe sqimët e tyre, historitë, angazhimet, interesat kolorite dhe karakteristika. Kjo “gjellë”, edhe me qëllimet më të mira, është rëndë të “bluhet”.

Plus, ka edhe një nivel të cilin opinioni nuk e sheh: Ekspertët e Komisionit Evropian në Bruksel, të cilët në “prapavijë”, në mënyrë injorante dhe burokratike ashtu siç dinë, t’u japin “formë” reformave, sipas kujtesës së tyre të shkurtë se ishin bashkëpunëtorë të qeverisë së kaluar, kur shteti ligjor në Maqedoni u dënua përjetshëm, pa të drejtë ankese!

Gjërat bëhen edhe më të komplikuara kur në procesin mungon lidership politik. Përmbajtja aktuale në Ministrinë e drejtësisë, e cila është përgjegjëse për këtë pjesë të reformave në shtet, është me “pantallona të shkurta” në kuptim të kapaciteteve shoqërore- politike profesionale të ekspertëve të angazhuar. Dhe kjo nuk do të ishte problem i papërballueshëm nëse ekziston autoritet politik dhe dëshirë që procesi të drejtohet me dorë të sigurt dhe me vizion se ku dëshiron të arrijë.

Në këtë rast, në Ministri jo vetëm se mungon lidership  me vizion, por, nga detajet që i dëgjuam nëpër rrëfimet publike të ekspertëve, madje nuk kemi as kapacitet menaxhues për organizimin produktiv të punës. Me shëndet.

Sipas kësaj, “topi” hidhet një nivel më lartë: çfarë shpresonte z. Ali Ahmeti kur i propozonte disa nga zgjidhjet e tij  ministrore për këtë Qeveri? Donte me qëllim t’i frenojë proceset në resorë të rëndësishme ose mendonte, siç e bindte z. Gruevski, se qeveria e re me siguri do të jetë afatshkurte, pas zgjedhjeve lokale, përsëri do të përqafohen që vëllazërisht të sundojnë si në dhjetë vitet e fundit?

E pastaj edhe z. Zoran Zaev: kur i pranonte zgjidhjet kadrovike të Alisë – jo vetëm qeveritaret, por edhe disa nga kryetarët e komunave të BDI, nga të cilët secilit demokrat të mirë mund t’i ngritën flokët – mendonte se përralla “Jetë për të gjithë!” është aq e fuqishme, sa që as nuk është me rëndësi se cila është cilësia e njerëzve të cilët duhet të udhëheqin me proceset që ajo jetë m të vërtetë edhe të arrijë?

Në situata të këtilla, si dhe duka marrë parasysh se bëhet fjalë për, me siguri, reformën më të rëndësishme shoqërore -politike në këtë moment në Maqedoni, mund të shihen tre opsione për njëfarë intervenimi: të shpërbëhen trupat ligjvënës dhe e gjithë reforma të realizohet pa ato, me kapacitetet e brendshme me të cilat disponon Qeveria ( plus angazhimi individual dhe i saktësuar i ekspertëve nga jashtë); të “largohet” ministri për drejtësi i cili nuk ka as kapacitet për menaxhim, as vizion udhëheqës, për drejtimin e këtij procesi delikat dhe të rëndësishëm, ose vetë kryeministri të vendoset në krye të këtyre reformave, në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëndrim në mbledhje nëpër grupet punuese, së paku deri sa të “lirohet” ky proces i ngecur.

Pavarësisht nga varianti, çështja duket urgjente. Kjo “ mirëmëngjesi çarshi në të gjitha katër anët” nuk do të jep rezultatin e duhur. Nëse fare pajtohemi për atë se çfarë është e “dëshirueshme” në këto reforma.

Tags: Ali AhmetiBrukselfletorjagjyqësorGordana JankullovskaNikolla GruevskiQeveriareformaZoran Zaev
Next Post
Zdravkin: Televizionet lokale janë para zhdukjes

Zdravkin: Televizionet lokale janë para zhdukjes

Shërbimet sekrete, para shiut

Erë dhe mjegull

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom