Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë sot në qytetin shqiptar Pogradec do të mbajnë takim të përbashkët ndërqeveritar në të cilën do të diskutohen disa tema për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Pritet të bisedohet për çështje nga sfera e ndërlidhjes infrastrukturore, ndërtimit të Korridorit tetë, për lehtësim dhe intensifikim të këmbimit të mallrave dhe shërbimeve dhe për përforcimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë.
Në seancë është planifikuar të nënshkruhen disa dokumente për bashkëpunim, përfshirë edhe planin për konsultime mes Ministrive të Punëve të Jashtme, memorandum mes Ministrive të Punëve të Brendshme për bashkëpunim në sferën e kontrollit të brendshëm, si dhe për formim të komitetit të përzier për bashkëpunim ekonomik. Nga sfera e arsimit dhe shkencës, do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim intensiv bilateral përmes Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve nga Republika e Maqedonisë. Në mënyrë shtesë do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe marrëveshje për bashkëpunim në parandalimin e krizave.
Pas mbajtjes së seancës së përbashkët është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media e kryeministrave të Maqedonisë dhe Shqipërisë Zoran Zaev dhe Edi Rama.
Kjo është seanca e parë e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Nesër, kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë do ta vizitojnë Pustecin ku do të takohen me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe do ta vizitojnë shkollën ku do të dhurojnë pajisje për nxënësit.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.