Propozimi i plotësuar i Buxhetit për vitin 2018 sot duhet të shqyrtohet në seancë kuvendore pasi të martën kaloi në seancë të Qeverisë.
Në propozim buxhetin e plotësuar, janë pranuar një pjesë e amendamenteve të debatit të komisioneve në Kuvendin e Maqedonisë dhe me të janë bërë rritje të mjeteve financiare për gazifikimin në lartësi prej 120 milionë denarë, tek bllok dotacionet për kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme dhe institucionet kulturore për 200 milionë denarë, tek Fondi i Shëndetësisë për 100 milionë denarë dhe tek Inspektorati për Mjedis Jetësor për 10 milionë denarë.
Të ardhurat e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2018 janë projektuar në 193,5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 211,7 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në 18,2 miliardë denarë ose 2,7 për qind të BPV-së, gjegjësisht shënon zvogëlim në raport me vitin e kaluar për 0,2 për qind pikë. Shkalla e inflacionit pritet të jetë në nivel prej 1,7 për qind. Në vitin 2018 nuk planifikohen ndryshime më të mëdha tatimore. Është planifikuar rritje e akcizës së naftës në tre denarë.
Burimi: MIA
Përmbajtjet të cilat Civili i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.