Nga burime alternative, CIVIL Media kupton se seanca publike e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është caktuar për sot në ora 14.
Pas poblikimit të CIVIL Media se asnjë nga telefonat e KSHZ nuk ka qasje për informim, një linjë “mrekullisht” u kthye në funksion, por nga atje thonë se ende nuk ka vërtetim zyrtar për kohën e mbajtjes së seancës.
“Momentin kur do të kemi informatë zyrtare, do t’i informojmë mediat”, thonë nga KSHZ.
Përkujtojmë se seanca publike e KSHZ është e hapur për mediat, por edhe për publikun.