Edhe pse pritej që Komisioni për çështje të rregullave procedurale dhe mandatorë-imuniteti të fillojë diskutimin për kërkesën për marrjen e imunitetit të deputetëve, seanca u caktua për sot.
Në seancën e sotme do të vendoset për imunitetin e deputetëve Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Ljube Arnaudov, Zhaklina Peshevska, Sasho Vasilevski dhe Ljupço Dimovski të cilët janë të pandehur pët pjesëmarrje në dhunën n[ Kuvend më 27 prill.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i ka dorëzuar kërkesat për miratimin e paraburgimit deri te Komisioni.
Dy deputetë nga të dyshuarit, Tarçullovski dhe Mukoski, janë anëtarë të Komisionit dhe ata duhet të zëvendësohen me tjerë. Zëvendës të anëtarëve të VMRO-DPMNE janë deputetët Vlladimir Gjorçev, Nevenka Stamenkovska, Nikolla Poposki dhe Zoran Gjorgievski. Kryetar i komisionit është Pavle Bogoevski.
Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti ka imunitet nga dita e verifikimit deri në ditën e kryerjes së mandatit. Organi përkatës kërkon miratim të kërkesës për paraburgim deri te kryetari i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit më tej kërkesën e dorëzon deri te komisioni për çështje të rregullores procedurale dhe mandatorë-imuniteti, i cili në afat prej dy ditëve duhet të dorëzojë raport. Në bazë të raportit, Kuvendi duhet të vendos në afat prej tre ditëve për kërkesën për paraburgim të deputetit. Që kjo të ndodh, nevojitet shumicë prej 61 deputetëve.
Gjykata Penale dje kumtoi se nga 24 persona të ftuar në dëgjim, ka përcaktuar paraburgim prej 30 ditëve për 13 të pandehur, ndërsa gjashtë nga ata me paraburgim shtëpiak. Nga gjykata informuan e për deputetët që janë të dyshuar, gjykatësi në procedurën paraprake do të vendos për vendimin pas propozimit të prokurorisë pasi Kuvendi të diskutojë për marrjen e imunitetit të tyre. Për personat tjerë të përfshirë në propozimin, e nuk kanë qenë prezent në dëgjim, Gjykata ende nuk ka pranuar raport për shkakun që nuk është vepruar sipas urdhrave për arrestimin e tyre.
Një pjesë nga juristët theksojnë se fare nuk ka pasur nevojë që Komisioni të diskuton për imunitetin e deputetëve, sepse sipas ligjit, imuniteti nuk vlen nëse për veprën për të cilën akuzohet deputeti, dënimi minimal është pesë vite burg. Në këtë rast, Gjyqi vetëm duhet ta informojë Kuvendin për procedurat e ngritura dhe për kërkesat për paraburgim.
Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike kërkoi që diskutimi i sotëm të jetë i hapur për publikun përmes transmetimit drejtpërdrejtë.
“Qytetarët ishin dëshmitarë kur u zhvilluan ngjarjet e përgjakshme më 27 prill në Kuvend, tentimi për puç dhe rrezikimi i dhunshëm i institucioneve demokratike, për të cilën arsye është plotësisht logjike dhe e arsyeshme që të gjitha aktivitetet lidhur me zbardhjen e këtyre ngjarjeve të zhvillohen në mënyrë transparente dhe para syve të opinionit. Qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit, ndërsa imuniteti nuk guxon dhe nuk mundet të shfrytëzohet për pengimin e drejtësisë”, deklaroi Trajanov.
Ai shtoi se deputetët që ishin pjesë e skenarit për destabilizim të shtetit dhe vendosjes së shtetit në gjendje lufte, nuk kanë kredibilitet moral të qëndrojnë në bankat parlamentare, e edhe më pak t’i referohen dhe të fshihen pas imunitetit të deputetëve
M.Ivanovska