Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]S[/dropcap]inqerisht, jam i shokuar ( edhe pse i kënaqur) nga mbështetja e dobët që e pranon udhëheqësia e VMRO-DPMNE ( në përbërje: Grujo, Antonio, Vllatçe dhe …askush tjetër) në protestat për vendimin e organeve hetimore dhe gjyqësore për burgimin e 11% nga grupi i tyre parlamentar në Kuvend.
Cila është porosia se askush tjetër nga grupi i tyre parlamentar nuk është në protestat partiake? Ku janë anëtarët e shumtë të Komitetit ekzekutiv të partisë dhe me deputetët e mëparshëm? Ku janë qindra ministrat nga qeveritë e ndryshme të Gruevskit në 11 vitet e kaluara? E disa qindra, mijëra ish drejtorë, udhëheqës dhe presidentë të ndërmarrjeve publike, komisioneve, agjencive, drejtorive, institucioneve, këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse?
Vetëm në kabinetin e kaluar të Gruevskit ka pasur 86 këshilltarë – vallë të gjithë janë me bronkit akut këto ditë? Ku është armata e propagandistëve që cilët me vite ushqeheshin, të shtrënguar si derra në baltë të ngrohtë, në llogari të buxhetit shtetëror? Çfarë ndodhi me ish-prefektët nga 2-3 mandatet e kaluara të pushtetit të VMRO-DPMNE? E qindra funksionarë aktualë dhe të dikurshëm partiakë nga listat e këshilltarëve nëpër drejtoritë komunale?
Ku është ekipi që shkonte në Moskë të takohet me Putinin? Ku është Amdi Bajrami të del me orkestrën e tij? Ku janë kumbarët ( nga martesat e para dhe të dyta), ku janë miqtë, nuset dhe dhëndurët? Ku janë banditët besnikë – së paku ata që nuk janë të arrestuar, të Sasho Mijallkovit? Vërtetë, ku janë disa gjeneratat e familjes Mijallkov?
Për shembull, po të dilte një e teta nga ata që derdhnin lot në fejsbuk për paraburgimin e Durllovskit, numri i protestuesve do të rritej së paku për një të tretën. Nëse do të dilnin çdo i treti që ka pranuar para nga tenderët për përmendoret e “Shkupi 2014” dhe konkurset me miliona për incizime të këngëve patriotike dhe filmave të pakuptimtë në asfaltin para Ministrisë për drejtësi, do të duhej shpejtë e shpejtë të ndërtohet kati i dytë që t’i përmbledh demonstrantët. Sa shpërblime vjetore, pensione nacionale, mirënjohje, dekorata, specializime dhe mbindërtime profesionale u ndanë filan-fistekëve të ndryshëm – vallë askush nga ata nuk ndjen fare obligim ndaj Gruevskit?
Gruevski thotë: Mbështetja publike dështoi sepse të gjithë janë të frikësuar nga “regjimi” i Zaevit!
Në teori, është i mundshëm edhe përfundim tjetër: se të gjithë mendojnë se këta që tani po arrestohen, e kanë merituar – dhe presin që kjo drejtësi, më në fund, të arrin edhe te Gruevski.
Megjithatë, nuk duhet t harrohet se regjimi i Gruevskit realizohej me ndihmën e mijëra pleshtave të dëgjueshëm dhe lajkatarëve nga të gjitha kategoritë amorale, të cilët krijuan karriera profesionale dhe tjera – në masë të madhe edhe të ardhura serioze! – për të cilat nuk kanë mundur as të ëndërrojnë para bashkëpunimit me drejtëpunimin e Familjes.
Tani, 99% nga ata thonë: “Gruevski? Cili Gruevski!?”
Për këtë arsye edhe nuk mund ta kuptoj mbi-iniciativën e Ivanovit të ngrit proces për “pajtim” mes Gruevskit dhe Zaevit, për shkak të “ndarjes” në shoqëri dhe blla-blla-bllanë ndërmaqedonase…Për momentin Zaevi e përfaqëson Maqedoninë e re e cila dëshiron të ec përpara; Gruevski u shndërrua në përfaqësim të rrethit më të ngushtë kriminel të Familjes dhe pothuajse askujt tjetër.
Pa brenga, në Maqedoni nuk ka rrezik nga përçarja brendanacionale – ka rrezik nga mijëra klientelistët që dëshirojnë të mbeten në zyrat e ngrohta dhe kabinetet dhe ta mbysin nevojën nga rindërtimi moral dhe politik i demokracisë në Maqedoni. Me Ivanovin, ky insekt i dëmshëm kryesor moral -politik, në krye.