Policia e Kosovës sot e arrestoi deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, liderin shpirtëror të lëvizjes. Pas arrestimit pasoi ndeshja mes policisë dhe simpatizuesve të Vetëvendosjes, ku policia përdori gaz lotësjellës.
Përveç Kurtit, u arrestua edhe Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu, deputete të Vetëvendosjes, për shkak të dyshimit se kanë përdorur armë dhe mjete tjera për ndalimin e punës së Kuvendit të Kosovës.
Arrestimi u zbatua me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Aksioni për arrestimin e deputetëve, sipas mediave të Prishtinës, është realizuar gjatë hyrjes në Kuvend.
Deoutetët e VV e pengonin punën e Parlamentit të kaluar, duke e kundërshtuar Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që u nënshkrua në Bruksel. Në atë kohë, marrëveshjen e kundërshtoi edhe Aleanca për Ardhmërinë në Kosovë, lideri i të cilës është Ramush Haradinaj.
V. M.