Në ditën e sotme, në vitin 1908, në Manastir është mbajtur Kongresi i Manastirit ku është krijuar alfabeti i standardizuar shqiptar. Kongresi ka filluar më 14 nëntor dhe në të kanë marrë pjesë 160 delegatë nga Shqipëria, dhe nga komunitetet shqiptare në Romani, Egjipt, Amerikë, Greqi, Turqi, Itali e tj. Për kryetar të Kongresit është zgjedhur Gjergj Fishta, prift i kishës katolike, shkrimtar dhe një ndër luftëtarët më të mëdhenj për të drejtat dhe zhvillimin e kulturës Shqiptare. Sekretare e Kongresit është zgjedhur Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës për vajza në Korçë, si edhe dymbëdhjetë anëtarë tjerë, ndër të cilët, Mithat Frashëri, Ndre Mjeda, Grigor Çillku e tj. Në Kongres kanë marrë pjesë shqiptarë me përkatësi fetare katolike, ortodokse, myslimane dhe protestante, me qëllim që të gjithë së bashku të krijojnë një alfabet unik.
Në Kongres është vendosur që alfabeti të përbëhet nga 36 shkronja latine, e cili është në përdorim edhe sot. Për nevojat e shtypjes së librave dhe gazetave me alfabetin shqip, në Manastir u hap edhe shtypshkronja e parë e njohur si Shtypshkronja e Manastirit, e financuar nga një grup tregtarësh – shqiptarë mysliman. Shtypshkronja ka punuar me një makinë elektrike të dorës, me të cilën janë shtypur abetaret, tekstet shkollore dhe revista javore “Bashkimi i Kombit”. Nga shtypshkronja sot nuk ka mbetur asnjë gjurmë.
Ndërtesa në të cilën është mbajtur Kongresi i Manastirit, sot është Muze i Alfabetit Shqiptar dhe përbrenda është rindërtuar. Në atë janë të vendosura fotografi dhe mbi 230 dokumente në formë digjitale dhe të shkruar, ku tregohet për rilindjen, kulturën dhe lëvizjet progresive të popullit shqiptar.
Muzeu i Alfabetit Shqiptar në Manastir, në vitet e fundit ishte shënjestër e sulmeve vandale, nga kryes të panjohur.
Sot shënohet 109 vjetori nga Kongresi i Manastirit për Alfabetin shqiptar, me shumë aktivitete me karakter shtetëror, vizitë Muzeut, dhe është ditë jo pune për shqiptarët në Maqedoni.