Jozyrtarisht mësojmë se Nikolla Gruevski tashmë kohë të gjatë mendon të publikoj dorëheqjen e tij nga funksioni kryetar i OBRM-PDUKM. Burimet tona njoftojnë se Gruevski veçse e ka sjell këtë vendim, vetëm mendohet rreth terminit se kur do ta bëj publike.
Pas humbjes katastrofale në zgjedhjet lokale, Gruevski gjendet nën presion të fuqishëm madje edhe nga një pjesë e bashkëpunëtorëve të afërt, të bartë përgjegjësi për humbjen dhe të dorëheqet. Iniciativa për reforma të brendshme (Reformuesit) me muaj të tërë bëjnë thirrje për demokratizim të brendshëm të parties dhe dorëheqjes e tij nga funksioni. Reformuesit marrin përkrahje masovike nga anëtarësia e OBRM-PDUKM.