Në Strugë sot do të shënohet festimi i pestë i “Ditës Europiane për Bashkëpunim Territorial”, ku Maqedonia dhe Shqipëria, si shtete shfrytëzuese të programit ndërkufitar IPA, do t’u bashkangjiten edhe vendeve tjera të Europës të cilat më tepër se 20 vite i festojnë rezultatet pozitive të bashkëpunimit të suksesshëm territorial.
Rast fjale do të ketë Suhejl Fazliu, ministër i vetëqeverisjes lokale, përfaqësues i ministrisë partnere nga Shqipëria dhe Elviz Ali, si përfaqësues i DBE në Republikën e Maqedonisë.
Do të bëhet edhe zgjedhja e video më të mirë në temë “Pesë arsyet pse dua ta vizitoj vendin fqinjë” nga garues prej Maqedonisë dhe Shqipërisë, gjithashtu do të mbahet panair i ekspozuesve të punëve të dorës nga Manastiri, Prilepi, Krusheva, Resnja, Ohri, Struga, Kërçova, Korça, Pogradeci, Librazhdi, Elbasani…
IPA programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë “2014-2020” është miratuar nga Komisioni Europian në dhjetor të vitit 2014. Në kornizë të programit konkrete është arritur marrëveshje për shërbime mes Ministrisë për Vetëqeverisjes Lokale dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup, me çka është paraparë shfrytëzimi i ndihmës teknike për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministrisë për Integrim Europian në Republikën e Shqipërisë.
I gjithë procesi i aktiviteteve për implementimin e IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë “2014-2020” është filluar në vitin 2016.
[divide]
Burim: META
Përmbajtjet të cilat CIVIL i merr nga burime të tjera nuk nënshtrohen në licencën Creative Commons 1.0, përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.