Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]I[/dropcap]nformata zyrtare se LSDM, në dhjetë ditë mes dy rretheve zgjedhore i ka paguar TV Sitelit 125.000 euro për reklamim partiak, ma qetësoi nervozen që ishte mbledhur në mua nga pasiguria e madhe nëse është arritur marrëveshje për bashkëpunim mes Xingovitëve dhe Zaevit. Mirë është, shyqyr paskan arritur të kuptohen, edhe pse kuptoj se Latasi i ka rrjepur mirë fituesit në zgjedhje me atë që janë kuptuar, për një shumë ende të panjohur të parave, gjatë zgjedhjeve ai përkohësisht të tërhiqet nga programi i Sitelit, që politika redaktuese e Xingovitëve të afrohet sa më e pavërejtur ndaj qëndrimeve të kryeministrit dhe partisë së tij.
Pra, këto 125.000 euro janë vetëm kësti i parë për të cilin kanë arritur marrëveshje LSDM dhe Siteli, dhe i cili, në transaksione të caktuara – e ndoshta edhe me para nga fondet demokratike të USAid, nën arsyetime të ndryshme komerciale dhe nga burime të ndryshme, në muajt e ardhshëm do të bëhen pagës të njëpasnjëshme “tufës” nga 50 kompani të ndryshme të cilat e përbëjnë perandorinë e biznesit të Xingos.
( Madje, ca gojëkëqij thonë se edhe disfata e kandidatit të Xingos për kryetar i Komnunës Kratovë paska qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, mirëpo këto spekulime nuk duhet të merren për momentin si serioze, duke i pasur parasysh qëndrimet parimore të LSDM që politika partiake dhe politika financiare të mos ndërhyjnë në lirinë e shprehjes së medias.)
Me këtë qasje me të vërtetë të freskët ndaj tregut mediatik në Maqedoni, LSDM i siguron vetes mbështetje të rëndësishme për zhvillimin e agjendës reformiste në shtet, veçanërisht shtetit juridik, si dhe për ndryshimin në marrëdhënien me gazetarinë e pavarur dhe profesionale, pas viteve të gjata të regjimit diktator të VMRO-DPMNE. Siç është e njohur, Gruevski insistonte që pronarët e televizioneve dhe ekipet e tyre redaktuese, si ato në Sitel dhe Kanal 5, për shembull, t’i helmojë me avullimet dhe helmet kimike që i prodhon ari, argjendi dhe metalet tjera të shtrenjta me të cilat vite më parë shtriheshin në llogaritë e tyre bankare. Vdekje e ngadalshme nga helmimi me metale të vlefshme – këtë deshi ta arrijë Gruevski me planin e tij antidemokratik, monstruoz mediatik!
Për fat, fanarët e gazetarisë së lirë maqedonase – TV Siteli, para të gjithave!- e mbijetoi rënien e tiranit Gruevski dhe u hodh në gjoksin e guximshëm ( aty te cicat) e çlirimtarit Zaev, i cili ua ktheu duke premtuar Jetë për të gjithë! Që të dëshmojë se nuk flet për floskula të zbrazëta politike, miqtë dhe partnerët e rinj kaluan në lidhje dhe zbatim të marrëveshjes financiare të përmendur, pa prolongim. Në këtë mënyrë, Siteli me të drejtë e mblodhi “ajkën” demokratike në shpërndarjen e parave për reklama, sepse televizionet si Telma, Alsat ose 24 Lajme, për shembull – dhe të mos flas për disa protale patetike që i drejtojnë disa miq dhe kolegë të mi – me të vërtetë nuk meritojnë një mbështetje të tillë nga LSDM, duke e marrë parasysh politikën e tyre kalkuluese dhe jodemokratike redaktuese shumëvjeçare!
Mirë ua bëtë këtë, shokë nga LSDM, le të plasin dushmanët e ardhmërisë demokratike maqedonase! Dhe, me vëmendje kur i uleni në prehër Sitelit, që të mos vijë deri te thyerje e padashur dhe e dhimbshme…Urdhëroni? Jo, joo, ju uleni, te ata mund të bëhet thyerja, jo te ju.