Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nuk i pranon rezultatet e rrethit të dytë të votimit të zgjedhjeve lokale, ku, ashtu siç deklaroi mbrëmë, ka pasur ryshfet dhe kërcënim të votuesve nga aktivistë partiake, bashkërisht me policinë.
“Nuk e pranojmë këtë rezultat”, tha Sela dhe lajmëroi se do të parashtron ankesë deri te Komisioni Komunal Zgjedhor dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Liderit të BDI Ali Ahmetit, i tha se e pret atë në zgjedhje parlamentare dhe vlerësoj se lideri i LSDM dhe kryeministri Zoran Zaev, edhe pse deklarativisht është angazhuar për jetë, barazi dhe bashkëjetesë, ka arritur, siç tha Sela, edhe më tepër ta thellon ndarjen mes bashkësive etnike në Strugë.
“Duke pasur parasysh se demokracia është vullneti i shumicës, a shumicë në Strugë janë banorët shqiptarë, në të gjitha fshatrat shqiptare dhe në trupin votues shqiptar 100 për qind e kemi fituar BDI, edhe atë me rezultat të thellë dy me një. Mbetet tani që ai (Zaevi – v.j.) të përgjigjet. Nuk i kemi humbur zgjedhjet. Përkundrazi, nëse dikush ka dashur të godit mbi legjitimitetin tim, si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, më keni bërë edhe më të fuqishëm. Ali Ahmeti, të pres në zgjedhje parlamentare”, deklaroi Sela.
D.M.