shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]Nj[/dropcap]ë vizitë e Hojt Ji në Sеrbi – bëri kaos total në skenën e tyre të brendshme politike! Dy-tre ditë pas takimit, kryetari Vuçiq ende nuk ka menduar se si ti përshkruan bisedimet para publikut (edhe pse mediat likuiduese të tij vetëm se kanë filluar disa propaganda të luftërave për shfarosjeje përreth; Ivica Daçiq, ministri i punëve të jashtme (dhe këndimit nëpër kafene) të Sërbisë, në stilin e tij, me fjalë të zgjedhura të nënvlerësimit dhe talljes, publikisht e ofendoj diplomatin e lartë amerikan; nënkryetarja e qeverisë së atjeshme, Zorana Mihajlloviq, e cila me Ji kishte takimin më të relaksuar dhe më miqësor gjatë vizitës së tij, nga sërbët radikal dhe sërbët nacionalist (të cilët janë pjesë e qeverisë), si dhe nga , skena e madhe pro-Ruse në Beograd, tashmë është shpallur si tradhëtare nacionale dhe si “lojtar rezervë e SHBA në Beograd”, kryeministrja Brnabiq në protokoll buzëqesh… ndërsa Millorad Dodok nga Republika Srpska tha se diplomati amerikan nuk e ka përkrahjen e popullit amerikan! Uh, sa e njohur po më tingëllon kjo…
Hojt Ji, në parim, vizitën e shfrytëzoj që Sеrbisë të иa sqaroj ligjin e thjeshtë për fizikën në politikë: “Mund të qëndroni në dy ulëse, por jo në kohën e njëjtë!”… Mund të keni lidhje me Rusinë, të gjithë kemi – u drejtua Ji politikanëve sеrb – por, nëse sinqerisht dëshironi të hyni në UE dhe të integroheni në botën e zhvilluar perëndimore, atëherë për këtë do të duhet të shpenzoni më shumë resurse, energji dhe kohë, në të gjitha reformat e nevojshme. “Për SHBA është e rëndësishme që Europa të jetë e qetë, stabile dhe përparimtare. Siguria jonë është e ndërlidhur, ashtu si edhe ekonomia e jonë, dhe për këtë arsye dëshirojmë të marrim pjesë në këtë proces (në dialogun me Kosovën).”
Kështu foli Hojti. Tani në Beograd.
Ngjashëm foli Hojt Ji para një ose dy viteve edhe në Shkup. Këtu hasi në politikanë dinak të shurdhër. Epilogu i tyre është i njohur.
Nga ajo “skenë maqedone” – që ranë në hendek duke dashur të ulen në dy ulëse – frikohet Vuçiq. Ai është kopje e Gruevskit, vetëm në mega edicion serb: Në Serbi potenciali për arritje të mëdha dhe për shkaktim të katastrofave është i pakrahasueshëm me atë të Maqedonisë. Këtu despotët, në fund mund të përfundojnë edhe si krijesa të trishtuara, të cilët kërkojnë ndihmë në “analizat e thella” të humbjeve: atje mund të ndodhë që të përgjigjen për krime lufte. Ashtu është, pasi që Serbia është ende vend ballkanik “e humbur në përkthim”, e grisur mes të kaluarës dhe së ardhmes, mes Lindjes dhe Perëndimit, mes traditës dhe modernizimit… Vuçiq në të gjitha gjendet, në edicion dy-dimensional!
Teza ime është se Serbija momentalisht është Maqedonia përafërsisht e vitit 2013. Ende janë në pjesën e parë të ndeshjes, po pastaj pjesa e dytë, ndoshta edhe kohë shtesë – neve zhvilluam edhe penalti që të mposhtim ekipin qe me vite të tëra fitonte me ndeshje të kurdisura. Do të ketë atje edhe shumë peripeci të paparashikueshme.
Por, e gjithë kjo episod serbo-amerikane më kujton diçka tjetër, në temë të ngjashme: nuk do të befasohesha nëse Presidenti i Maqedonisë Ivanov, vendos të mos i pranojë akreditivat diplomatike të Hojt Ji për Ambasador të ri të SHBA në Shkup, vitin e ardhshëm. Mendoj që në largim, do të ketë një kompensim personal për Ivanovin, ku veshët ende duhet t’i ketë të skuqura pas takimeve me Amerikanin.