Në prag të rrethit të dytë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 29 nëntor, të dielën, qytetaret dhe qytetarët kanë mundësinë që të kontriboujnë në zbatimin e zgjedhjeve të lira, me atë që do të incizojnë ose fotografojnë parregullsi zgjedhore (ryshfet, frikësim, kërcënim, shantazhim e tj.). Liria e fjalës dhe e drejta e informimit janë pjesë e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë (neni 16) dhe ka peshë më të madhe në çdo shoqëri demokratike sesa çdo provë e procedurës kundërvajtëse.
Policia dhe asnjë person tjetër nuk ka të drejtë që me vetë dëshirë të merr dhe të fshinë materialin e incizuar nga gazetarët ose gazetarët qytetarë. Ajo është e rregulluar me Nenin 57 nga ligji për policë, ku thuhet:
“Zyrtarë i policisë mundet që përkohësisht të merr sende me urdhër të gjykatës, në rastet të parapara në Ligjin për Procedurë Penale. Marrja e sendeve mund të kryhet edhe pa urdhër të gjykatës vetëm në rastet në vijim: a) Kur ekzistojnë dyshime themelore për ekzistimin e veprës penale, kundërvajtjes ose pasuri të fituar me vepër penale ose kundërvajtje, e cila mund të shfrytëzohet si dëshmi në procedurë, në rast se ekziston rrezik . b) Kur për shkak të mbrojtjes së sigurisë të përgjithshme, marrja e sendit është domosdoshmërish e nevojshme. c) Personave të cilëve përkohësisht i është kufizuar liria e lëvizjes, ndërsa posedon ose mund të përdor send për vetë lëndim, sulm ose ikje.”
Do të thotë! Në asnjë moment, ligji nuk lejon fshirje të incizimeve. Nuk mund të merret send pa leje të gjykatës. Aktivistët partiak, sigurimi privat ose kushdo qoftë, nuk ka autorizim as për t’u afruar, e mos të flasim për mbajtje ose marrje të celularit, foto aparatit ose kamerës. Ligji është i qartë.
Përderisa zyrtarët e policisë në raste të caktuara, vlerësojnë se incizimi ose fotografia e cenon sigurinë e përgjithshme, ajo që mund të bëhet është të merret dhe të jepet vërtetim për sendet përkohësisht të marra. Në të kaluarën, sjellja e policëve ndaj gazetareve dhe gazetarëve, gazetarëve qytetar dhe aktivisteve i është nënshtruar censurës në vendngjarje, ku janë fshirë incizimet dhe fotografitë, ndërsa për atë askush nuk ka bartë përgjegjësi.
Dehran Muratov
Foto: CIVIL
Ky projekt është i financuar nga Unioni Evropian përmes programit për grante të vogla “Mbrojtja e lirisë së mediave dhe liria e shprehjes në Ballkanin Perëndimor” e zbatuar nga Shoqata e gazetarëve kroatë, si pjesë e projektit rajonal “Platforma regjionale e Ballkanit Perëndimor për lirinë e mediave dhe siguri të gazetarëve”, e realizuar nëpërmjet gjashtë partnerëve rajonal të shoqatave të gazetarëve – Shoqata e gazetarëve të pavarur të Sërbisë, Shoqata e gazetarëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Shoqata e gazetarëve të Kroacisë, Shoqata e gazetarëve të Kosovës, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikati i mediave të Malit të Zi.
Mbrojtja e lirisë së mediave dhe liria e shprehjes në Ballkanin Perëndimor