• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MENDIMI I LIRË

Familje e re? Jo, faleminderit!

October 26, 2017
in MENDIMI I LIRË, ORDANOSKI
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Sasho Ordanoski

[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]K[/dropcap]ur vendosni të shkruani kolumnë ditore, atëherë disa tregime vijnë vet. Kjo është një e tillë…

Nëpër disa shoqëri shkupjane të çarshisë këto ditë dëgjoj versione të ndryshme të një historie të njëjtë: në qytet është paraqitur një bandë e re haraçi, e cila shëtit nëpër shitore, kafene, biznese dhe kompani dhe pronarëve të tyre tenton t’u imponojë “mbrojtje” të re, si zëvendësim për shemën e deritanishme, të rënë nga pushteti, “mbrojtëse”. Tipat me qafë të trasha, pronari i të cilëve, gjoja, ka tatuazhe mbresëlënëse “nëpër krejt trupin” – e si ndryshe?! – janë degë e ndonjë agjencie të licencuar për siguri nga brendia e Maqedonisë jugore. Tregimi i çarshisë shton se, në entuziazmin e deritanishëm të pushtimit të tregut, haraç-marrësit e ri veç më kanë djegur ca automobila, kanë thyer edhe inventarë nëpër qytet dhe kanë ndërmarrë gjëra të ndryshme të hareshme të cilat i takojnë përshkrimit të “profesionit” të këtij lloji banditësh.

Nëse zëmë një pozë cinike kolumniste, do të duket se deri këtu çdo gjë është në rregull. Në kapitalizmin neo-liberal, tregu i haraçit nuk është i qetë, konkurrenca e bën të veten, çmimet i dikton oferta dhe kërkesa…Mirëpo, këtu ka edhe një kthim specifik “marketingu” në tregim: pra, ky biznes establishment haraçi taze, duke shëtitur nëpër çarshi, lëvdohet dhe prezantohet si përfaqësues i një Familjes të re sunduese potenciale në Maqedoni – ajo e Zaevëve.

Të kuptohemi, unë e kam plotësisht të qartë se ky lëvdim është trillim total! Jam i sigurt “ hiç pa e pa” se Zaevët, biznesi i të cilëve me vite luan në “Premier ligën” e botës së biznesit të Maqedonisë, nuk kanë lidhje me këtë lloj aktiviteteve të eshalonit të tretë.

Mirëpo, jam njëlloj i sigurt edhe në diçka tjetër: në Maqedoni NUK MUNDET TË EKZISTOJNË operacione haraçi të këtij lloji, nëse pas tyre nuk qëndron ndonjë lloj dhe ndonjë nivel jozyrtar i mbështetjes policore. Pra, të përsëris: nuk ka haraç, pa policë në shemë! E, kjo veç më është problem (edhe) në tryezën e Zaevit, via Oliver Spasovskit!

LSDM nuk ka shumë kohë në dispozicion që t’u tregojë  dhe dëshmojë qytetarëve të Maqedonisë një pushtet të ndryshëm nga ajo në të cilën ishim mësuar në 11 vitet e kaluara sundim të Gruevskit ( shshshsht!, më qetë, Grujo është i thelluar mbi analizimin e thellë për arsyet e katastrofës zgjedhore…). Për këtë nuk mjaftojnë vetëm nivelet abstrakte dhe debate për politikat e investimeve ose për reformat në arsim dhe marrëdhëniet me fqinjët. Përditshmëria po na zhvillohet nëpër shitoret në të cilat e bëjmë tregun ditor dhe kafenetë në të cilat shoqërohemi – nëse shteti nuk është i aftë të na mbrojë nga shqetësimet e mafiozëve të rrugës dhe omertave të tyre kriminele, atëherë, me të vërtetë, them se nuk është me rëndësi nëse do të ketë ose nuk do të ketë referendum për rezultatin e negociatave me Greqinë!

Përsëri do të them: tingëllon bukur, mirëpo në Maqedoni nuk mund të ketë jetë bash për të gjithë! Ja për shembull ta provojmë këtë tezë mbi haraçet e ri.

Tags: biznesfamiljeharaçeNikolla GruevskiOliver SpasovskiZoran Zaev
Next Post
KSHZ: Qytetarët mund të votojnë vetëm me letërnjoftim dhe pasaportë të vlefshme

KSHZ: Qytetarët mund të votojnë vetëm me letërnjoftim dhe pasaportë të vlefshme

RAFAL: Tutti Albanesi, tutti commandanti

RAFAL: Tutti Albanesi, tutti commandanti

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom