Deputetët e OBRM-PDUKM, Krste Mukoski dhe Sasho Vasilevski, sot janë ftuar në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit – “E Enjtja e përgjakur”. Në incizimet e kamerave zyrtare, siç u prononcuan organet hetuese, shihet se si dy deputetë i hapin dyert të hyrjes kryesore në Kuvend, para se të hyjë turma, e cila sulmoi disa deputetë.
“Nuk është e vërtetë se jam ftuar nga Prokuroria, për sulmet në Kuvend, kjo informatë është spekulim. Nuk kam pranuar asnjë ftesë zyrtare për pyetje lidhur me këtë ngjarje”, deklaroi Mukoski për mkd.mk
Nga incizimet në parlament shihet se përveç këtyre dy deputetëve edhe kolegu i tyre, kandidati i tanishëm për kryetar të Komunës së Kisella Vodës, Johan Tarçullovski ka rol të ngjashëm në ngjarjet e 27 prill.
Pritet që edhe ai që gjatë periudhën në vijim të merret në pyetje na PTHP.