CIVIL – Qendra për Liri ka dërguar letër, në fillim të tetorit, me kërkesë nga partitë politike, në shpirtin e transparencës ku ligjërisht dhe moralisht janë të obliguar, të na përgjigjen në disa pyetje që kanë të bëjnë me financimin e fushatave të tyre.
Në vazhdim kemi përgjigjen e partisë politike “E Majta”, gjegjësisht anëtarit të tyre, Zdravko Saveski.
CIVIL: Si e keni financuar fushatën parazgjedhore?
Saveski: Pasi që E Majta është parti e cila i përfaqëson interesat e punëtorëve, të varfërve dhe të pafavorizuarëve, për dallim nga partitë tjera, fushata jonë parazgjedhore nuk financohet nga shefa (nën floskulën e anëtarëve dhe simpatizuesve, a po). Financat për fushatën tonë vijnë nga donacionet e anëtarëve dhe simpatizuesve tonë, të cilët zakonisht edhe vetë janë në gjendje të keqe materiale, si dhe nga financimi publik.
CIVIL: Si i keni financuar materialin propagandues dhe reklamat?
Saveski: Nga paratë të parapara për fushatën zgjedhore.
CIVIL: Sa para kushtojnë dhuratat për votuesit (stilograf, bluzë, kafe, tullumbace e tj.)
Saveski: Ne për shkak të arsyeve parimore nuk ofrojmë kësi lloj dhuratash për votuesit.
CIVIL: Cilët janë burimet e financimit, gjegjësisht donatorët?
Saveski: Përgjigja është më lartë rreth profilit të donatorëve tonë.
Këto pyetje janë të adresuara deri tek gjithë pjesëmarrësit në garën zgjedhore në të gjitha zgjedhjet, por përgjigjet mbeten pas ndër vite.
Përveç të “Majtës”, në këtë pyetje u përgjigjën edhe nga partia e Fiat Canovski, PАЕ.
“Në këto zgjedhje partia jonë politike në përgjithësi ka përkrahur kandidatët e propozuar nga LSDM, ashtu që në këto zgjedhje nuk kemi ndonjë fushatë të veçantë”, u përgjigj zëdhënësi i PAE, Seadin Xhaferi.
Sa i përket dy raporteve financiare që janë dërguar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në periudhë prej 21 shtatorit deri më 14 tetor “E Majta” ka shpenzuar 281.114 denarë në fushatën zgjedhore.
Biljana Jordanovska