Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]K[/dropcap]y procesverbal është fituar nga audio burime ndërkombëtare spiune. Transmetojmë pjesë nga incizimi i diskutimit gjatë seancës sekrete që u mbajt pardje në Komitetin Ekzekutiv të VMRO-DPMNE. Seanca ka ndodhur në katin e gjashtë nën tokë në bunkerin e selisë së partisë në qendrën e Shkupit. Incizimi është nga përgjimi me furgonat e verdhë të CIA nga sheshi Tjenanmen në Pekin, i cili gjeografikisht është më afër bunkerit të VMRO, nga ana tjetër e rruzullit tokësor, sesa nga qendra e tyre në Kala në Shkup.
Gruevski: “Vëllezër dhe motër Goca, po e hapi seancën e 327 sekrete të KE të VMRO-DPMNE më 17 tetor 2017PMZ”.
Gjorçev: “Shef, çka është PMZ?
Gruevski: “ Ajo është epoka e re”Pas Marko Zvërlevskit”…Konstatoj praninë e të gjithë anëtarëve të KE dhe të kushëririt tim Sasho që dha dorëheqje nga çdo gjë, kështu që sot nuk ka të drejtë vote, por vetëm për shpulla, nëse dikush habitet në votim…Mirë, propozoj Rendin e ditës: Pika e parë – Prolongimi i analizës për katastrofën zgjedhore në kohë të pacaktuar; Pika e dytë – Të ndryshme. Kush është PËR?
Mickovski: “A mundet edhe pikë të tretë: Fjalë e lirë?
Miloshoski: “Nuk mundet, liria është koncept liberal, ne jemi parti konservative, këtu jemi për rend, punë dhe disiplinë. Shef, si kurdiset ky për trashëgimtar e nuk i din gjërat elementare për VMRO?”
Gruevski: “Çfarë trashëgimtari?! Pas meje do të ketë përmbytje, nuk do të ketë çfarë të trashëgohet – mos është partia e babës juaj, e ta ndani trashëgiminë?!…Pra, kush është PËR rendin e ditës të propozuar?… Heshtja do të thotë miratim – ulu vëlla Mijallkov – konstatoj se të gjithë janë PËR. Kalojmë në pikën e parë: Prolongim i analizës…”
Dimovski: “Shef, më fal, me procedurë: A mund ta prolongojmë prolongimin, të mos lihet përshtypje në parti dhe në opinion se i ikim përgjegjësisë për katastrofën zgjedhore?”
Gruevski: “E pranoj vërejtjen procedurale të vëllait Ilija. Kush është PËR prolongimin e prolongimit të analizës për katastrofën zgjedhore?…Heshtja do të thotë miratim – ulu vëlla Mijallkov – konstatoj se të gjithë janë PËR, prolongimi është i prolonguar. Kalojmë në pikën e dytë: Të ndryshme. E hapi diskutimin. Kush kërkon fjalë?
Jankullovska: “Shef, këta të arrestuarit në prokurori për ngjarjet e 27 prillit këndojnë.”
Protugjer: “Si moj këndojnë?! Krejt në hendek do të mbarojnë, me gjithë familjet!”
Gruevski: “Mos llomotit o Martin, tjetër kohë ishte koha e hendekut, tani është koha e PMZ, tjera nota janë për këndim…Edhe, çka këndojnë?”
Jankullovska: “Gjithçka këndojnë, sikur janë në Makfest: si i kemi organizuar, sa i kemi paguar, kush çonte sanduiçe, kush ishin ata nën kapele, kush cilin duhet ta rrahë, kush cilin ta bëjë copë, kush ata informojë Ivanovin, kush ta arrestojë Bejlin…”
Gruevski: “A e din dikush ku është Mitko Çavkovi?”
Gjorçev: “Shef, çka është kjo “Mitko Çavkov”?
Gruevski: “Ajo është telepilot me instalim të inteligjencës minimale partiake, që ta qëllojë guacën e toaletit kur urinon…Ku është Çavkovi? Me rëndësi është ai të mos këndojë…”
Jankullovska: E shëtisin nëpër Shkup andej këndej me audi 8 të zezë policore, me xhama të errëta…Thonë se pi vezë çdo ditë, po e përgatisin për këndim të CE-së të lartë…”
Gruevski:” E dija! Qysh kur më përmblodhën në aeroportin e Vjenës, e dija se ai ka lëshuar në interpretim! Kush ishte përgjegjës për ndërrimin e baterive të telepilotit Çavkov?”
( në incizim heshtje e varrit…)
Gruevski: “Çohu vëlla Mijallkov…Aj të pyes prap: Kush ishte përgjegjës për bateritë?”
V.Gjorçev: “Shef, çka ishin ato bateritë?”
( në incizim dëgjohet pëlcitje shpulle…)
Gruevski: “Faleminderit vëlla Mijallkov. Tradhti, dikush ka dështua me bateritë!”
Dimovski: “Shef, proceduralisht: Ta kërkojmë Ivanovin të përgatisë falje për të arrestuarit?”
N.Gruevski:”Kush është për propozimin e vëlla Ilija-s?…Heshtja do të thotë miratim – ulu vëlla Mijallkov – konstatoj se të gjithë janë PËR. Më jepni një celular ta kërkoj Ivanovin…”
Popovski: “Shef, nuk përdorim celularë në epokën e PMZ, kanë interferencë të theksuar…Kuriri Pinki pret në korridor.”
N.Gruevski: Herën e fundit kur Pinki e pa Horhen, e prishi punën me abolicionin e atëhershëm…A ka ndonjë vullnetar të shkojë te Horhe?”
Janakieski: “Shef, unë edhe ashtu duhet të kaloj deri në bankë, të shoh deri ku janë me transferimet, mandej mund të vazhdoj për te Horhe…”
Gruevski: “Vëlla Mile, jo ti, ti je nga Prilepi, do të habitesh, e në vend se në Vodnjanska, do të kthesh nga MPB, ty do të regjistrojnë mandej në kor dhe valle, ke ti talent edhe të këndosh edhe të luash…Rri këtu në bunker. Dikush tjetër?”
(heshtje…dëgjohet trokitje në derën e bunkerit…heshtje…trokitje vazhdon)
N.Gruevski ( i tensionuar):”Vëlle Mukovski, ti je përgjegjës për hapje të dyerve, shih kush troket në derë…”
( dëgjohet Mukovski si e hap derën me shtatë çelësa, ngrit katër reze dhe dy shkopinj metali nga dera…)
Pastruesja ( para derës): “Më dërguan të pastroj me thithëse, më thanë se është mbledhur shumë papastërti në bunker…”
Gruevski: “Çfarë papastërtie?! Nuk ka këtu papastërti, atë e vendosëm në gjyqin Penal, këtu mbajmë Komitetin Ekzekutiv, këtu jemi vetëm milionerë…Kush të dërgoi, pranoje!”
Pastruesja: “Do reformatorë, lartë janë shpërndarë nëpër të gjitha dhomat, më thanë të zbres me thithësen e korrentit dhe me domestos, qenka shumë papastër poshtë…”
V.Gjorçev: “Shef, çfarë janë këta reformatorë?”
( në incizim dëgjohet shpullë…pastaj bëhet rrëmujë, arratisje e përgjithshme…dhe heshtje)
Ditën e ardhshme Vllatko Gjorçev, me faqe të ënjtura, mbajti konferencë për shtyp në të cilën i dënoi vëzhguesit e huaj në zgjedhje, të cilët nuk e kanë anuluar rezultatin nga votimi. Kumtoi se analizat në parti veç më po bëhen. Dhe kërkoi falje për të gjithë kriminelët në historinë e Maqedonisë. Pastaj u largua që t’ia ndërrojnë bateritë.