Shkruan: Sasho Ordanoski
Kaluan dy natë nga zgjedhjet dhe mund të konstatojmë dy gjëra: e para, të gjithë pajtohen, të befasuar ( e disa edhe të ofenduar!) se VMRO-DPMNE ka përjetuar katastrofë, dhe e dyta, për këtë gjë të gjithë e fajësojnë Gruevskin.
Ia qamë nënën, krejt me rend!
Kjo dukuri ka filluar të mos më pëlqejë. Përnjëherë, jam rrethuar me shumë bashkëmendimtarë, miratues, reformatorë, shumë nga ata nga eshalonë të ndryshëm të ish-pushtetit të Gruevskit, ndërsa lexoj dhe shoh se si propaganduesit më të pistë dh prokurorët publikë shumëvjeçarë, kleptomanë kompulsiv dhe relativizues grandioz moral, tani, përnjëherë, 48 orë jo të plota nga humbja, pasi po kthjellen nga faza e parë e shokut, sikur po fillojnë të bashkuar t’i ndajnë qëndrimet e mia (dhe jo vetëm të miat), dhe janë të mendueshëm, të brengosur, e nga pak edhe të mërzitur për ardhmërinë demokratike të Maqedonisë të cilën Grujo i mallkuari – turp të ketë – me aq qellim të keq dhe në mënyrë korruptuese e ka rrezikuar dhe uzurpuar!
Pandovi i befasuar, Klekovski i habitur, Nikovski i ofenduar, Milenko “me kohë” i uroi vetes fitore ( sepse ai qenka objektiv, as që ka pasur ndonjëherë lidhje me familjen!), njëfarë Nonkoviqi i distancuar si vizionar, Karakamisheva në depresion të butë, Mirka në depresion të thellë, Dashtevski dhe Sotiri çuditërisht u humbën, Vaseja është mbi realitetin, Vllajko që moti e ka të qartë, Janko në bredhje të shpejtë në anën tjetër, dhe pres që deri në fund të kësaj jave, më së voni deri të martën, qyqarët anonimë të Kuririt dhe Republikës, për shembull, të kërkojnë dorëheqje nga Gruevski. Andej e kanë drejtimin, ej!
(Për hir të së vërtetës, vetëm Cvetko Çilimanov do të mbetet i gjorë deri në fund, gjë që në këtë kontekst do to duhej të ishte një farë komplimenti.)
Së shpejti do të del se askush nuk ka pasur kontakt me politikat dhe praktikat grueviste: ka bërë shumë gabime, vlerësime të gabuara, vëlla, nuk ka dëgjuar, edhe pse ata kanë këshilluar, kanë paralajmëruar, për pak edhe të konfrontohen – kanë marrë mbi vete rrezik i madh personal dhe familjar, në favor të interesit të përgjithshëm! – po kush t’i dëgjojë ata! Njeriu është kokëfortë, i vet-pëlqyer, irracional, hakmarrës, me një fjalë – i dëmshëm. E shkatërroi partinë, e ajo është çdo gjë që kanë. Në fakt, kanë edhe miliona, por Partia, gjegjësisht Maqedonia, është më e rëndësishmja për ata!
Për këtë arsye, Grujo duhet ta merr fajin mbi vete për çdo gjë, ai të përgjigjet, atij t’i rripet lëkura, dhe në përgjithësi, ta varim Pedron! Jo, dy herë të varet, njëherë për qafë dhe njëherë për këmbë dhe t’i lajmë duart nga gruevizmi njëherë e përgjithmonë, dhe të gjithë të pajtuar, të lumtur dhe të bashkuar të largohemi në ardhmërinë e ndritur dhe me prosperitet, në të cilën demokracia dhe biznesi do të lulëzojnë si rezultat i distancimit nga Gruevski. I cili, të përkujtojmë, vetë është fajtor për çdo gjë dhe vetë le të varet për çdo gjë.
Po të ishte gjyshja ime gjyshe, do të quhesha Mitra. Për sot, kaq.