“Qëllimi jonë afatmesëm deri në vitin 2020 është ulja e nivelit të varfërisë nën 16%. Për të plotësuar këtë qëllim, kyç është zhvillimi ekonomik, që do të thotë më shumë mjete dhe shërbime për të gjithë. Gjithkush prej nesh, e sidomos ne që sjellim vendime, duhet të përqëndrohemi në këtë kauzë, që sa më shumë njerëz të hapërojnë mbi linjën e varfërisë dhe asnjëherë më mos të gjenden aty. Të sigurojmë shoqëri ku askush nuk do të lihet anash”, tha ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, në video deklaratën, ku me rastin e Ditës Botërore të Varfërisë, drejtuar deri tek mediat.
Sipas Carovskës, në shtetin tonë, i cili sipas Kushtetutës është social, patjetër duhet që të çrrënjosem format ekstreme të varfërisë. Askush nuk duhet të mbetet pa ushqim, rroba dhe kulm mbi kokë. Që do të thotë që sistemi, i cili në realitet shpesh i shmang, duhet të sigurojë përkujdesje për të gjithë.
“Detyrimi jonë kryesor është që t’u dalim në ndihmë të pambrojturve, përfshirë edhe më të goditurit nga varfëria, edhe atë jo vetëm nëpërmjet ndihmës me të holla, por edhe me kyçjen e tyre në tregun e punës. Vetëm kështu mundet që me të vërtetë të ndalohet rrethi i varfërisë prej gjenerate në gjeneratë. Në vendin tonë fatkeqësisht nuk janë të varfër vetëm ata që nuk punojnë, por edhe një numër i madh i të punësuarve. Pikërisht për këtë janë të nevojshme të merren masa për rritjen e të ardhurave minimale, ku njerëzve drejtpërdrejtë ju ndihmon që të kalojnë mbi vijën e varfërisë, gjegjësisht shkalla minimale e të ardhurave është e nevojshme që të sigurohen nevojat jetësore”, thekson ministrja Carovska.
Ajo përqëndrohet edhe në sigurimin e perspektivave të sigurta dhe mundësinë për punë për të rinj, si kusht për suksesin e kësaj beteje kundër emigrimit të tyre. Në fjalimin e saj, ajo foli edhe për rëndësinë dhe përmirësimin e pozitës ekonomike të gruas në shoqërinë tonë. Me sigurimin e shërbimeve të ndryshme dhe qendrave funksionale për mbështetje, sipas Carovskës, do të përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve.
М. Т.