• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Tarçullovski sot në gjykatë për kompensim dëmi prej një milion euro

October 13, 2017
in POLITIKË
Tarçullovski manifeston qëllim të qartë për diskriminim dhe keqërdorim të resurseve publike
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të komunës Kisella Vodë, deputeti aktual Johan Tarçullovski, sot, një ditë para heshtjes zgjedhore duhet të paraqitet para gjykatës Themelore Shkupi 2, në bisedim për dëmin e shkaktuar prej 61.020.000 denarë ose një milion euro, kumton sudstvo.mk.

 

Në seancën e caktuar duhet të bisedohet për kompensim të dëmit material dhe jomaterial prej një milion eurove, aq sa kërkojnë familjarët e të ndjerëve në fshatin Ljuboten të Shkupit, gjatë vitit 2001. Lënda e cila i referohet Johan Tarçullovskit, tash është regjistruar me numrin 32 П 4- 449/ 17.

Paditësit me kërkesë të veçantë kërkojnë që padia tashmë e adresuar në MPB të zgjerohet edhe për Tarçullovskin, pasi që me aktgjykimin e Gjykatës së Hagës, ai ishte gjykuar për krime lufte ndaj popullatës civile.

Procedura gjyqësore e cila zhvillohet kundër Tarçullovskit, sipas Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), nuk paraqet pengesë që ai të merr çertifikat si i pa dënuar dhe ti jepet mundësia që të kandidohet në këto zgjedhje lokale.

Sipas njohësve të këtyre rasteve, kërkesa për kompensim të dëmit material dhe jo -material prej një milion eurove, për të cilën zhvillohet procedurë para gjykatës Civile, nënkupton regjistrimin e pashmangshëm të aktgjykimit të sjellur në Hag, në gjykatën Penale, ku prej atje i kanë dhënë çertifikatën si i pa dënuarit.

Tarçullovski në burgun e Sheveningenut është futur më 16 mars të vitit 2005, me kërkesë të tribunalit të Hagës. Këshilli gjyqësor me 12 korrik të vitit 2008 e liroj ish ministrin Ljube Boshkovskin nga akuza për kryerje të krimit në fshatin Ljuboten të Shkupit, megjithatë, Johan Tarçullovski ishte gjykuar me dënim me burg prej 12 viteve.

Incidenti i fundit që lidhet me Tarçullovskin është ngjarja e 27 prillit të këtij viti, ku ai me disa deputetë tjerë  nga partia opozitare OBRM-PDUKM, i hapën dyert e Parlamentit dhe me atë mundësuar që masa e protestuesve të ballafaqohen me kandidatët e shumicës qeveritare. Deri tani, asnjë prej kandidatëve të cilët shihen në incizimet se si i hapin dyert, nuk është marrë në pyetje.

Tags: dëmshpërblimdeputetHagëJohan Tarçullovskikandidat për kryetar komuneKisella VodëKSHZLjubotenOBRM-PDUKM
Next Post
Vendimi gjyqësor për “Lagjen e trimave” shtyhet për më 2 nëntor!

Vendimi gjyqësor për “Lagjen e trimave” shtyhet për më 2 nëntor!

Të shtëna me armë zjarri para shtabit të BDI dhe thyerje të shtabit të OBRM-PDUKM

Të shtëna me armë zjarri para shtabit të BDI dhe thyerje të shtabit të OBRM-PDUKM

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom