• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Kush mund të jetë vëzhgues?

October 11, 2017
in POLITIKË
Kush mund të jetë vëzhgues?
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet mund t’i vëzhgojnë shoqata të vendit dhe organizata të huaja të cilat janë të regjistruara në përputhshmëri me ligjet, së paku një vit para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, në statutet e të cilëve qëndron parimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas nenit 161, paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor mund të merr autorizimin për vëzhgim nëse vijnë në përfundim se shprehin mbështetje për ndonjë kandidat, parti ose koalicion.

 

Më 15 tetor do të vëzhgojnë gjashtë shoqata vendore me gjithsej 4946 vëzhgues të akredituar nga KSHZ.

Sipas nenit 161, të drejtë vëzhgimi kanë edhe organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësues të shteteve të huaja.

 

Përderisa vëzhguesit e akredituar kanë vërejtje mbi punën e këshillit zgjedhor, sipas kodit Zgjedhor, kanë të drejtën e evidentimit në ditarin në atë vendvotim. Gjithashtu, vëzhguesit e akredituar mund që prej afër të ndjekin vërtetësinë e identitetit të votuesit i cili ka qasje në votim.

 

Çdokush me metodologjinë e vetë bënë monitorimin e procesit zgjedhor, vëzhguesit e shoqatave vendore para se gjithash duhet të jenë objektiv dhe të paanshëm, ndërsa ligji parasheh që gjatë kohës së votimit dhe vendit të votimit nuk kanë të drejtë të posedojnë shenja dhe simbole të ndonjë partie politike, koalicioni apo kandidati.

 

Gjegjësisht, për gjithë vëzhguesit e akredituar, bexhi dhe autorizimi i KSHZ duhet të jenë në vend të dukshëm, dhe këto janë shenjat e vetme që çdo vëzhgues duhet detyrimisht ti ketë. Brendimi i shenjës së organizatës nga e vijnë vëzhguesit, mbetet në zgjedhje personale.

 

Ditën e votimit, do të vëzhgojnë edhe përfaqësues të autorizuar të paraqitësve të listave dhe kandidatët për kryetar komune.

 

Kompetencat e tyre janë pak më të larta, si dhe forma e autorizimit të KSHZ. Përfaqësuesit e autorizuar janë me zgjedhje të paraqitësit të listës ose kandidatit për kryetar komune, ku gjatë procesit zgjedhor këshillat zgjedhore kanë obligim të reagojnë në çdo vërejtje të tyren.

Përfaqësuesit e autorizuar detyrimisht, në vend të dukshëm, gjatë kohës së votimit dhe vendit të votimit të mbajnë bexh me numër të vendvotimit për ku janë të autorizuar.

Për dallim nga vëzhguesit e akredituar, ata nuk kanë të drejtë të vëzhgojnë në ndonjë vendvotim tjetër përveç të vendvotimit për të cilin janë të autorizuar.

Në ditën e zgjedhjeve pritet që gjithë vëzhguesit të kenë kujdes në respektimin dhe realizimin e të drejtës së votës të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve.

 

Biljana Jordanovska

Tags: autorizimeKodi ZgjedhorKSHZvëzhgues
Next Post
Ndarja e çmimit “11 Tetori”

Ndarja e çmimit “11 Tetori"

Tarçullovski manifeston qëllim të qartë për diskriminim dhe keqërdorim të resurseve publike

Tarçullovski manifeston qëllim të qartë për diskriminim dhe keqërdorim të resurseve publike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom