Seanca publike për rastin “Monstra” sot filloi me leximin e gjykimit për dënim të përjetshëm për të akuzuarit Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Aziri dhe Sami Luta për vrasjen e pesë perosnave në vitun 2012 te liqeni i Smillkovës.
Avokatët e të akuzuarve vlerësojnë se nuk ka asnjë dëshmi të drejtpërdrejtë që tregon për faj eventual të të akuzuarve dhe se është e qartë se sa rasti “Monstrum” është rast klasik i montuar.
Vërejtje u drejtuan edhe deri te dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur, deklaratën e të cilit e vlerësojnë si kontradiktore, ndërsa dëshmitarët tjerë, me deklaratat e tyre, nuk janë të harmonizuar, sepse nuk i kanë njohur të akuzuarit.
Prokurorja Publike Liljana Spasovska kërkoi shfuqizimin e dënimit së shkallës së parë dhe të dytë, dhe kthimin e rastit në vendosje të serishme.
Paraprakisht, avokati Naser Raufi theksoi se Prokuroria Speciale Publike duhet ta merr rastin që të arrihet deri te e vërteta për këtë rast. Në intervistën për CIVIL Media, Raufi theksoi se drejtësia në Maqedoni është e kidnapuar!