CIVIL -Qendra për Liri, të enjten, më 28 shtator, do ti ndajë pesë shpërblimet e fundit për artikujt më të mirë për gazetarë qytetarë, nga faza e dytë e zbatimit të projektit afatgjatë “Objektivi qytetar”.
Ngjarja për ndarjen e shpërblimeve do të fillojë në ora 11, në hotelin “City park”.
Merrni pjesë në projektin #ObjektiviQytetar, bëhuni pjesë e familjes së madhe të gazetarëve qytetarë anembanë botës, të cilët e ndryshojnë shoqërinë. Me videon ose fotografinë tuaj në temën shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdorime dhe padrejtësi, e jepni kontributin tuaj për institucione më përgjegjëse dhe më transparente.
Njëkohësisht, bëheni fitues potencial i një nga pesë shpërblimet interesante për gazetari qytetare, të cilat i ndan Civili çdo dy muaj. Pjesëmarrja mund të jetë anonime.
Bëhuni pjesë e ciklit të fundit të tregimeve të shpërblyera në fazën e dytë të projektit.
Afati i fundit për dorëzimin e tregimeve të gazetarëve qytetarë është nesër, 27 shtator, në mesditë.
Përveç temave të lartpërmendura, mund të na dërgoni edhe video për iniciativën #KërkojPërgjigje. Ideja e kësaj iniciative është që përmes videos ose selfie videos, qytetarët të parashtrojnë pyetje deri te ndonjë politikane/politikan ose person publik, dhe Civili do ta publikojë regjistrimin në kanalet e veta onlajn. Nëse pyetja është provokuese ose qytetarët dëshirojnë të mbeten anonimë, mund të regjistrohet ndonjë objekt ose situatë, gjatë parashtrimit të pyetjes.
“Objektivi qytetar” është projekt i Civilit i cili për dy vite me radhë u hap mundësi qytetareve dhe qytetarëve për botimin e tregimeve të tyre pa censurim.
Projekti është i financuar nga National Endowment for Democracy.