• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë

September 24, 2017
in Uncategorized
Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL -Qendra për Liri organizon konferencë nën titullin “Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë”, në të cilën fton ekspertë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare ti prezantojnë gjetjet dhe rekomandimet e tyre për procesin zgjedhor, sidomos në periudhën tre javore të fushatës zgjedhore zyrtare. Konferenca do të tentojë të përgjigjet në pyetjen: Çfarë parapriti, çfarë duhet bërë, dhe cilat janë rreziqet para nesh, në kontekstin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë?

Konferenca do të mbahet më 25 shtator ( e hënë), nga ora 11 deri ora 13, në ambientet e Klubit të gazetarëve. Ky aktivitet është pjesë e projektit Media të lira për shoqëri të lirë, i mbështetur nga Ministria Federale për  Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

Folëse dhe folës të konfirmuar: Ekselenca e Tij Tomas Gerberih, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, Kris Hensho – Drejtor i Institutit Nacional Demokratik (NDI), Zoran Trajçevski – Drejtor i Agjencisë për shërbime audio dhe audio vizuale mediatike, prof. Mirjana Najçevska – eksperte për të drejtat e njeriut, prof. Osman Kadriu – profesor universitar, prof. – Sasho Ordanoski – analist politik, profesor universitar dhe anëtar i Bordit të Ekspertëve të Civilit, Sandra Gavrillovska – avokate, ekseprte juridike dhe anëtare e Bordit të Ekspertëve të Civilit, Aleksandar Novakoski – avokat, ekspert juridik, president i mëparshëm i KSHZ dhe anëtar i Bordit të Ekspertëve të Civilit, Dragan Malinovski – avokat, ekspert juridik dhe president i mëparshëm i Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Bllagica Dimitrovska – Presidente e Inkluziva – shoqatë për promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë inkluzive, Xhabir Deralla – CIVIL. Priten përgjigje nga edhe disa folës të ftuar.

Informata plotësuese

CIVIL – Qendra për Liri e vëzhgon procesin zgjedhor nga fillimi i vitit. Vëzhgimi zbatohet përmes vëzhguesve afatgjatë, si dhe përmes rrjetit të bashkëpunuesve të aktivistëve, korrespondentëve dhe gazetarëve qytetarë. Për vëzhgimin në ditën e zgjedhjeve, Civili do të akreditojë së paku 106 vëzhgues.

Vëzhgimi zgjedhor i Civilit është i mundësuar përmes projekteve që përfshijnë aspekte zgjedhore, ose janë të dizajnuara posaçërisht për atë qëllim. Aktivitetet e Civilit lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë në vitin 2017 financohen nga Ministria Federale për Punë të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Fondacionit Nacional për Demokaraci (National Endowment for Democracy), dhe USAID’s Civic Engagement Project. Për çdo burim plotësues të financimit, Civili do ta informojë opinionin menjëherë.

Tags: Civil - Qendra për Lirikonferencëshoqëri të lirëZgjedhje të lira
Next Post

A luan Angjushevi piano?

Agoni Post-zgjedhore: Për cilin punojnë KSHZ dhe Gjykata Administrative?

Kandidatët për kryetarë të komunave do të nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom