Shkruan: Sasho Ordanoski
[dropcap font=”arial” fontsize=”45″]E[/dropcap] prishën Zaevin – me të drejtë – duke e tallur për takimin e tij “historik” me Trampin. Mirë, në mënyrë objektive, në krahasim me presidentët e fundit amerikanë, ecim përpara, sepse pas “syshkeljes” së Ivanovit Obamës, tani shtrëngimi i dorës së Trampit nga Zaevi është një hap real politik – i jashtëm, pas të cilit duhet të pritet përqafim, e ndoshta, ndonjëherë, edhe bisedë e shkurtë mes dy burrë-shtetasve. Mirëpo, dy palët në “mosmarrëveshjen” – shërbimi për marrëdhënie me publikun i kryeministrit tonë, nga njëra anë, dhe bashkësia e tallësve politik në opinionin e Maqedonisë, nga tjetra – kanë problem në pozicionim.
Do të thotë, pi -arët e qeverisë tentojnë që çdo hap i Zaevit të prezantohet si “historik” dhe si “sukses i madh” i promotorit të “jetës në Maqedoni”, pas “dietës” së jashtme -politike para të cilës ishim ekspozuar në pesë – gjashtë vitet e fundit nga sundimi i Gruevskit dhe Ivanovit, prej të cilëve funksionarë ( të rëndësishëm) ndërkombëtare iknin sikur janë përçues të herpesit ose virusit të ebolës. Miqtë ndërkombëtarë të Maqedonisë ishin të bezdisur nga narativet tona patetike për prejardhjen e Lekës së Madh dhe për sukseset gjigante të modelit të vogël popullist, dhe shihnin, nëse nuk e kishin patjetër, në rreth të madh ta anashkalojnë Shkupin gjatë vizitave në rajon ose nëpër korridoret e organizatave ndërkombëtare. Prandaj, tani, këta përgjegjësit për PEP nga kabineti i Zaevit, pasi që është qartë se bashkësia ndërkombëtare me të vërtetë me vrull të madh atij i shprehi mirëseardhje dhe sukses në reformat e shumëpritura – rezultatet e të cilit do të shihen në të ardhmen – e shfrytëzojnë çdo rast, madje edhe në mënyrë komike si pesë sekondat nga dorështrëngimi me Trampin, që ta reklamojnë mbështetjen për realitetin e ri demokratik të Maqedonisë.
Nga ana tjetër, nuk besoj se shumë nga tallësi lokal, kuptojnë se çështja se me cilin dhe vetëm do të përshëndetet një president amerikan, është punë rastësie ose “pritë” e shkathët diplomatike – jam pothuajse i sigurt se, për dallim nga “syshkelja”, ky shtrëngim dore ka qenë objekt i koordinimeve të tensionuara protokolare dhe marrëveshjeve mes palës maqedonase dhe amerikane, pikërisht për arsye se dora e presidentit amerikan është më e gjatë se dora e VMRO-së, nëse më kuptoni se çfarë dua të them.
Sipas kësaj, është mirë që Zaevi ia shtrëngoi dorën Trampit, por, ju lutemi që nga kjo mos bëhen legjenda të mëdha, sepse ne jemi një popull tepër i helmuar dhe i lodhur nga “sukseset e mëdha ndërkombëtare” të pushtetit të kaluar, të cilat suksese na kushtojnë qindra milionë euro dhe dhjetë vite të humbura jete, vetëm e vetëm që Gruevski të ndjehej pesë centimetra më i lartë, e Ivanovi pesë gramë më i mençur.
Nejse, të pyes, deri ku jemi me arrestimet? Dhe kjo pyetje nuk është aq pa lidhje me dorën e Trampit…