• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Punëtorët e falimentimit në rend ditor

September 19, 2017
in POLITIKË
Analizë javore: Maqedonia pa qeveri – e burgosur në lojat politike!
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 12 në të cilën duhet të diskutohet për Propozim – ligjin për sigurimin material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronë dominuese të shtetit, në opinion i njohur si “Ligji për të punëtorët e falimentimit”.

Ligji është  dorëzuar nga deputetë të shumicës parlamentare, ndërsa me të pritet të vendoset statusi i të falimentuarve që nuk ishin të përfshirë me ligjin paraprak.

Ligji i përfshin personat e papunësuar të cilëve u ka mbaruar marrëdhënia e punës në ndërmarrje me pronë dominuese të shtetit, pas 1 janarit në vitin 1995, deri më 31 dhjetor të vitit 2016. Persona të përfshirë nga ligji, gjithashtu, duhet të kenë 15 vite stazh dhe me moshë prej 52 vite (gra), ndërsa 55 vite (burra) deri në fuqizimin e këtij ligji.

Liljana Georgievska nga shoqata “Unit” nga Kumanova, liderë joformale e punëtorëve të falimentimit, për CIVIL Media ka deklaruar se 7.596 denarët e premtuara nga Qeveria, nuk janë për nënçmim; “Ato janë shpëtim për këta punëtorë, që të mund të kenë për bukë dhe për ilaçe. Nuk dëshiroj që dikush të gjendet në një situatë të këtillë. Kjo është gjenocid i kohës moderne!”, theksoi Georgievska.

CIVIL Media bisedoi edhe me Ali Osmanin, punëtor i falimentimit, koordinues i shoqatës “Unit”, i cili qysh në vitin 2004 ka mbetur pa punë. Prej atëherë, nuk ka arritur të punësohet. “Nuk kam punuar askund pasi më larguan nga puna. Askush nuk donte të më pranojë, për shkak të moshës”, tha Osmani, duke shprehur shpresë, se me hapat e Qeverisë së re, do të ketë bukë për të gjithë.

Dehran Muratov     

Tags: Ali OsmanifalimentuesKuvendLiljana Georgievskandërmarrjet me pronë dominuese të shtetit
Next Post
U shfuqizua ligji për taksa radiodifuzive!

U shfuqizua ligji për taksa radiodifuzive!

Paratë janë të rënda, nëse nuk janë të huajat

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom