Gjykata Supreme sot do të diskutojë për kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për “ngrirjen” e pronës së VMRO-DPMNE, pasi gjatë javës së kaluar u prolongua për “arsye teknike”. PSP kërkon rishqyrtimin e vendimit të Gjyqit Penal për mosngrirjen e pronës së VMRO-DPMNE.
PSP e dorëzoi kërkesën për ligjshmëri sepse dyshojnë se prona e kësaj partie është fituar në mënyrë joligjore. Sipas procedurës paraprake të PSP, nga viti 2009 deri në vitin 2015, të dyshuarit kanë pranuar mjete të paligjshme për financimin e partisë, në vlerë prej 4,9 milionë euro.
Vitet e kaluara VMRO-DPMNE u pasurua me pronë të madhe dhe u bë partia më e pasur në Evropë!
Deri tani, PSP nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga gjyqi për 17 akuzimet e dorëzuara, nëse janë pranuar ose jo.
Përndryshe, në rastin “Talir” për mjete joligjore për financimin e partisë, i akuzuari i parë është Nikolla Gruevski si lider i partisë VMRO -DPMNE, bashkë me Kiril Bozhinovskin, Ilija Dimovskin, Daniella Rangellova, Aleksandar Biçikliski, Emill Dimitriev, Mile Janakieski, Ivo Kotevski, Biljana Brishkoska -Boshkovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska.