Asociacioni “Komiteti për mbrojtjen e të drejtave”, të shtunën më 16 tetor, organizon konferencë në temën “Kthimi i drejtësisë së konfiskuar, qëllimi i së cilës janë reformat e gjyqësorit me të cilat do të eliminohet mundësia e dikujt për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Në konferencë do të paraqiten idetë dhe qëllimet themelore të këtij Asociacioni, pas të cilës do të pasojë diskutimi për pyetjet që janë pjesë e Projekt -strategjisë për reforma në gjyqësor 2017 -2021 me Planin e aksionit, në plotësimin e të cilit, me propozime të veta mori pjesë edhe Komiteti.
Komiteti është asociacion i qytetarëve dhe shoqatave të ngjashme në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha rastet më të mëdha policore-politike siç janë: “Spiun”, “Likuidim”, “Agjent”, “Metastazë”, “Falanga”, “Monstra”, “Syri i gjarprit”, “Detonator”, “Kalldërma”, “PMF” dhe oftalmologu Stavriq dhe raste tjera më të vogla.
Numri më i madh i anëtarëve të Komitetit janë persona të akuzuar, për shembull, në rastet “Likuidim”, “Spiun”, “Metastazë”…, ndërsa në disa raste, si “Monstra”, “Detonator”, “PMF”, anëtarë të komitetit janë familjarë të akuzuarve, të cilët bëjnë pjesë në udhëheqësi.
Komiteti angazhohet për një reformë në gjyqësor, me të cilën në të ardhmen do të ndalohet mundësia e cilitdo për lëndimin masovik të drejtave të njeriut!