• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Ibrahimi: Kryetar Xhaferi, lexoni me vëmendje Kodin Zgjedhor!

September 14, 2017
in POLITIKË
Ibrahimi: Kryetar Xhaferi, lexoni me vëmendje Kodin Zgjedhor!
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e sotme për shtyp, të cilën CIVIL Media e transmetoi drejtpërsëdrejti, Bedredin Ibrahimi, anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga PDSH, me vendim të Kuvendit u zëvendësua nga Ermira Asanin, nga Besa, deklaroi se publikimi i shpalljes publike për zgjedhje të një anëtari të KSHZ është joligjore!

“Mandati im pesëvjeçar është i garantuar me ligjin që është sjellë para plotësimit dhe sjelljes së këtyre ndryshimeve të Kodit Zgjedhor si në “Perëndimin e egër”…Pasi që u bindën, sidomos ridefinistët, se mandati im është i garantuar me ligj, morën hap kompromitues për vetë ata, nënshkruesit e këtij Propozim -ligji dhe për organin ligjvënës. Dorëheqja ime do të nënkuptonte pajtim me mënyrën e skajshme, vandaliste të sjelljes së ligjit dhe me aktivitetet e Besës dhe subjekteve tjera që e nënshkruan, dhe që i bëjnë lajka këtij subjekti për zgjedhjet lokale”, tha Ibrahimi, duke shtuar se do ta mbrojë të drejtën e tij me të gjitha mjetet e lejuara ligjore në, dhe jashtë vendit.

Ibrahimi iu drejtua edhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, duke e lexuar tërësisht udhëzimin e tij dhe propozimin për shfuqizim të vendimit për zëvendësimin e tij.

“Që ta sillni vendimin e diskutueshëm, së pari duhet të sillni vendim për shkarkimin e anëtarit të KSHZ, edhe atë vetëm nëse është plotësuar një nga kushtet e përcaktuara me nenin 28, paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor”, tha Ibrahimi.

Më tej, në referimin i tij ndaj Kuvendit, Ibrahimi theksoi organi ligjvënës e zbaton lëndimin dhe parregullsinë e parë zgjedhore, që do të reflektojë keq në raportin final për zgjedhjet lokale.

“Z. Kryetar, besimin që ua  dhanë Ju dhe deputetëve tjerë në zgjedhje,  e keqpërdorët duke sjellë ligje për përdorim të njëhershëm, ndërsa për keqpërdorim përgjigjet”, iu drejtua Xhaferit.

Në fund, edhe ekipet gazetare u kritikuan nga Ibrahimi, për reagim të vonshëm, kështu që mbetën pa përgjigjen e tij në pyetjet e parashtruara.

Biljana Jordanovska

Tags: Bedredin IbrahimiBesaKSHZKuvendPDShshkarkim
Next Post

Edhe të rinjtë do të vjedhin! E, po çka nëse vjedhin?!

Raufi: DSK e fsheh dëshminë kyçe për Lagjen e Trimave!

Raufi: DSK e fsheh dëshminë kyçe për Lagjen e Trimave!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom