Një gazetar qytetar nga Velesi ka dërguar në CIVIL Media foto – lajm për edhe një tentim për fushatë të zezë kundër pushtetit aktual, përmes qindra pllakateve të ngjitura nëpër qytet…
Sot në mëngjes në Veles, nëpër rrugën kryesore të qytetit, nëpër Qendrën tregtare, para kafe-bareve, deri në qendrën e qytetit kishin ngjitur pllakate.
Në pllakatin me format të madh, të punuar me letër cilësore, shkruan” 100 ditë Qeveri e LSDM”, “Rroga më të mëdha”, “Interesa nacionale”, “500 euro rrogë”, ndërsa në fotografitë është simboli mirë i njohur…
Për dallim nga tentimet për fushatë të zezë të mbështetësve të opozitës në video-sferën dhe në rrjetet sociale, sulmi mbi pushtetin në Veles, kinse për shkak të premtimeve të parealizuara të LSDM, për mbrojtjen e interesave nacionale, për rrogë mesatare prej 500 euro dhe për rritjen e pensioneve, së paku tenton të jetë me humor më të madh në çoroditjen e opinionit nga temat reale në opinion.