Besa fitoi një vend në përbërjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor: Ermira Asani do të jetë anëtarja e re e KSHZ , në vendin e Bedredin Ibraimit nga PDSH. Kuvendi sot paradite i miratoi ndryshimet e kodit Zgjedhor, të cilat kanë të bëjnë me zgjidhjen e anëtarëve të komisionit.
Partitë arritën konsensus rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhor për këtë çështje, para zgjedhjeve lokale të caktuara për 15 tetor.
Kërkesën për interpretimin autentik të Kodit Zgjedhor, sipas të cilës, kjo parti kërkoi vend në KSHZ, Qeveria e adresoi deri në Kuvend. Sipas mendimit të Ministrisë për drejtësi, në pajtim me Kushtetutën, Kuvendi është organi i vetëm në shtet, kompetent për interpretim autentik të ligjeve.
“Si parti e dytë opozitare, kërkojmë të kemi një anëtar në KSHZ. Partia e parë opozitare VMRO-DPMNE, veç më ka anëtar, kështu që edhe ne duhet të kemi”, deklaroi Fadil Zendeli nga Besa, para dy muaj ( më 3 qershor) kur u dorëzua kërkesa.