Vapë verore në qendrën e Shkupit, përmes objektivit të Vullnet Mahmutit, pasqyrë dëshpëruese për gjendjen sociale në Maqedoni.
Edhe në vapën më të madhe dhe ndalesave për punë në ambiente të hapura, familjet e rreezikuar sociale, qytetarët janë lënë pa zgjedhje, qëndrojnë në semafora, për pak para lusin t’i pastrojnë xhamat mbrojtëse të makinave nga shoferët e nevrikosur, në kohën kur ata presin të ndizet drita e gjelbër e semaforit.
Nëna me fëmijë, luftojnë guximshëm me jetën. Presim mëshirë, e pastaj shpejtojnë të blejnë ushqim për më të dashurit e tyre.
Tregimi për këtë grua është i trishtë. Në pamundësinë ta luftojë fatin e mjerë, me orë të tëra qëndron e gjunjëzuar mbi pllaka, duke i ndjekur hapat e kalimtarëve, në pritje të dashamirëve që do t’i japin ndonjë denar, që ta mbijetojë ditën.
Edhe fati i qytetarëve të cilët në perëndim mbeten pa kujdes, pa dashuri nga më të afërmit, dhe në fund edhe nga shoqëria. Kështu, tregimi i jetës u thurr ditë në të cilat dritën dhe lumturinë ua sjellin kalimtarët e rastit. Ndërsa ata, vijnë e shkojnë, të pavetëdishëm se për lypsarët, ushqimi më i madh janë shikimet e rastit dhe dashamirët, nga të cilat rrezaton dashuria dhe ngrohtësia.
Plagët e thella të shoqërisë duhet të shërohen, për këtë flasin momentet në dy fotografitë. Shikimi I djaloshit në lergësi, të ulur në Urën e Gurit, dhe të miturit që e ëndërron zërin e jehonës së monedhës së hedhur në pllaka, që për atë do të thotë lumturi.
Fotografitë në fakt janë rrëfime të trishta, për secilin nga këta njerëz. Shoqëria, institucionet përkatëse, duhet sa më shpejtë ti përkushtohen luftës me kërkimin e lëmoshës. Këta qytetarë duhet të strehohen, të kyçen në procesin e arsimit, punës…Këta qytetarë meritojnë, si të gjithël tjerët, jetë dinjitoze.
Fotografia: Vullnet Mahmuti