Pas paraqitjes së një gazetari qytetar nga fshati Dërvosh, i cili dëshiroi të mbetete anonim, ekipi i CIVIL Media regjistroi një artikull dhe fotografi që e pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të kushteve higjienike në shkollën fillore rajonale “ Goce Dellçev”, në shekullin 21.
Sipas informatave të gazetarit qytetar, edhepse një pjesë e shkollës është e rinovuar para disa vitesh, nxënësit mësojnë në klasat e vjetra dhe e shfrytëzojnë toaletin e jashtëm, pa dyer, pa gropë septike dhe në gjendje të rrënuar.
Këtë infotrmatë për CIVIL Media e konfirmoi edhe një i punësuar në shkollë, i cili nuk deshi të flet para kamerës.
Siç informon gazetari qytetar, përveç se është e dëmshme për shëndetin e fëmijëve, gjatë shfrytëzimit të toaletit, fëmijët mund të lëndohen seriozisht.
Ojesa e re e rinovuar e shkollës përdoret vetëm si vendvotim në periudhën zgjedhore. Fshati Dërvosh i takon Komunës Bosillovë.
Të dielën, banorët e Dërvoshit votuan në Referendumin për ose kundër minierës Illovicë, pikërisht në pjeën e re të shkollës. Sot nxënësit ditën e parë shkollore e fillojnë në pjesën e rrënuar të shkollës.
Dehran Muratov